☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.16 ▲4.04%
ARI 4,716 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,851 ▼ -1.59% ETH $2,074 ▼ -1.09% XRP $1.3145 ▼ -1.93% SOL $79.2500 ▼ -4.6%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

Italo-Zvicerani Gianni Infantino, presidenti i ri i FIFA-s

cItalo-Zvicerani Gianni Infantino nga Zvicra më 26 shkurt 2016 është zgjedhur president i ri i Federatës Botërore të Futbollit – FIFA. Pas raundin e dytë të votimit, Infantino ka fituar 115 nga 207 votat e vlefshme ose 56 përqind, duke mundur rivalin më të afërt, sheikun Salman nga Bahrejni i cili mori 88 vota, ku kërkohej votim i thjeshtë. “

“Nuk di së të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Ju kam treguar se kam pasur udhëtim të pazakontë, kam takuar njerëz fantastikë, që jetojnë me futbollin dhe shumë tjerë që duan që FIFA të respektohet. Të gjithë në botë duhet të na aplaudojnë për atë që e bëjmë. Të gjithë duhet të jenë krenar. Dua të punoj me ju për të nisur një epokë të re në të cilën mund të vendosim futbollin në qendër”, ka deklaruar me të fituar Infantino. “Duhet të implementojmë reformat, por edhe duhet të kemi respekt, respektin që e gjithë bota ja ka borxh futbollit dhe të sigurohemi që, më në fund, të fokusohemi në botën e mrekullueshme që është futbolli”, vazhdoi ai. Është koha të rikthejmë futbollin. FIFA ka kaluar nëpër kohë të vështira, kohë krize. Duhet të kthejmë respektin dhe të fokusohemi në lojën e bukur të futbollit”, ka thënë Infantino në fjalimin e parë si president.

Infantino, sekretar i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Futbollit – UEFA, do të jetë president deri më 2019.

Në këtë post, 45-vjeçari pason Sepp Blatterin i cili humbi postin pas skandalit për korrupsion në organizatë. Infantino ka premtuar të riorganizojë entin drejtues të futbollit botëror.

Presidenti i ri i FIFA-s zotëron italishten, frëngjishten, gjermanishten, anglishten dhe spanjishten. Ai ka mbaruar studimet juridike në Universitetin e Frajburgut në Zvicër.

Infantino filloi punë pranë UEFA-s në gusht 2000 ku ka përmbushur detyra të ndryshme duke u ngjitur gradualisht në karrierë deri kur mori postin e sekretarit të përgjithshëm në 2009.

Para se të punonte për UEFA-n ai ka qenë sekretar i përgjithshëm i Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Sportive në Universitetin e Naushatelit.

Numri një i futbollit botëror njihet si një tifoz i madh i futbollit dhe natyrshëm ai ka edhe skuadrën e tij të zemrës.  Kështu zvicerani me prindër italian ka një skuadër të zemrës të cilën e kanë zbuluar gazetarët. Skuadra e tij favorite është ajo italiane Interi, ndërsa besohet se ai pëlqen edhe ekipin zviceran Basel.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.