☁️
Tiranë 18°C · Vranët 06 April 2026
S&P 500 6,599 ▲0.24%
DOW 46,585 ▲0.17%
NASDAQ 21,962 ▲0.38%
NAFTA 112.57 ▲0.92%
ARI 4,686 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,857 ▲ +3.74% ETH $2,165 ▲ +5.29% XRP $1.3497 ▲ +3.94% SOL $82.1800 ▲ +3.06%
S&P 500 6,599 ▲0.24 % DOW 46,585 ▲0.17 % NASDAQ 21,962 ▲0.38 % NAFTA 112.57 ▲0.92 % ARI 4,686 ▲0.13 % S&P 500 6,599 ▲0.24 % DOW 46,585 ▲0.17 % NASDAQ 21,962 ▲0.38 % NAFTA 112.57 ▲0.92 % ARI 4,686 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Ivanovi nuk do t’ia jap mandatin Zoran Zaevit

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sapo ka mbajtur një konferencë për shtyp me gazetarët ku ka bërë të ditur vendimin e tij për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re.

Në deklaratën e tij, Ivanov foli për shumë gjëra rreth situatës politike në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Zaevit i propozova që të respektohen afatet prej dhjetë ditësh. Ai ka informuar se LSDM-ja do t’u qëndrojë afateve dhe nuk do të ketë vonesa.

Dokumenti paszgjedhor i partive politike shqiptare i nënshkruar në një shtet tjetër, kurse përmbajtja e saj është jashtë Kushtetutës dhe MO-së, ndërkaq rrezikon shtetin. Me platformën, RM-ja është shantazhuar dhe është rrezikuar unitariteti dhe sovraniteti i vendit.

Platforma na ka futur në një krizë ende më të madhe ku vihen në pikëpyetje themelet e interesave të RM-së dhe qytetarëve të tyre.

Zaevit i kërkova që ta hedhë poshtë platformën, pasi që maqedonasit votuan për reforma. Një gjykim publik i paltformës nuk ndodhi. Porosia ime është e qartë, meqë u përmbajtën në dënimin e platformës, bashkësia ndërkomëbtare duhet të përmbahet nga imponimi i zgjidhjeve që nuk janë në të mirë të Maqedonisë sepse platforma është një mohim i sovranitetit të Maqedonisë.

Çdo vendim i keq mund të sjell pasoja katastrofale për të ardhmen e Maqedonisë. Ndërgjegja nuk më lejon t’i jap mandat dikujt që e rënon sovranitetin e Maqedonisë.
Qytetarët të jenë të qetë sepse deri sa të jem kryetar i Maqedonisë nuk do t’i jap mandat dikujt që angazhohet, ose që në program të tij ka rënimin e pavarësisë së Maqedonisë”, deklaroi Ivanov.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.