🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 110.45 ▼0.98%
ARI 4,701 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,423 ▲ +3.9% ETH $2,144 ▲ +5.63% XRP $1.3447 ▲ +4.63% SOL $82.3200 ▲ +4.06%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.45 ▼0.98 % ARI 4,701 ▲0.46 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.45 ▼0.98 % ARI 4,701 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Ja çfarë thanë grekët, maqedonasit e malazezët për flamurin e Shqipërisë etnike!

reaguan-grek-euml-t-maqedonasit-e-malazez-euml-t-p-euml-r-flamurin-e-shqip-euml-ris-euml-s-euml-madhe-ja-ccedil-far-euml-than-euml_hdNë flamurin e shfaqur mbrëmë në stadiumin e Partizanit të Beogradit, ishte flamuri i Shqipërisë etnike, në të cilin “janë të përfshirë” edhe pjesë të Malit të Zi, të Greqisë, gjysma e Maqedonisë së tanishme dhe një pjesë e Serbisë deri tek Nishi.

Agjencia greke “ANA-MPA” raportoi shkurtimisht mbi ngjarjet në stadiumin e Partizanit, vetëm duke njoftuar se një ndeshje braktiset për shkak të flamurit, transmeton Telegrafi.

Ndërsa Novasports.gr, situatën e përshkruan në këtë mënyrë: “Gjatë ndeshjes, ‘avioni’ u shfaq në fushë, me flamurin e varur të Shqipërisë së Madhe, i cili ka zemëruar serbët, që çoi në kaosin brenda dhe jashtë fushës”.

“Pobjeda” e Malit të Zi, ka bërë të ditur vetëm se “takimi është ndërprerë kur mbi fushën e futbollit është shfaqur një objekt i vogël fluturues me flamurin shqiptar”.

Ndërkaq “Vijesti” ka shkruar: “Në stadiumin e mbushur të ish-APJ-së, në një kohë është shfaqur një dron me flamurin e Shqipërisë së Madhe – pas kësaj çdo gjë ka ndryshuar, transmeton Telegrafi.

“Ai ishte sinjal për kaos të përgjithshëm – përleshje ndërmjet lojtarëve nga të dyja anët, por edhe nga tifozët e tribunave. Disa prej tyre goditen lojtarët shqiptarë. Gjatë kësaj kohe, policia është treguar tepër e dobët për të kontrolluar ngjarjet në terren, sidomos në fund të tunelit”, transmeton “News”, duke shtuar se në fund, tifozët kishin bërë edhe fyerje për kryeministrin serb, Aleksandar Vucic.

“Alfa” nga Maqedonia nuk ka saktësuar se ishte në pyetje flamuri i Shqipërisë etnike, ndërsa “Channel 5”, deklaroi se ishte fjala për një provokim ndaj vendasve.

“Nën minutën 42, u shfaq një objekt fluturues me flamurin e Shqipërisë së Madhe dhe të Serbisë së Vogël. Kur Stefan Mitrovic kishte kapur flamurin, disa futbollistë shqiptarë ia kanë rrëmbyer atë dhe kështu kishte filluar përleshja, me çka edhe gjyqtari kishte ndërprerë ndeshjen”.

Alsat shqiptar, media e stacionuar në Maqedoni, tha se “flamuri është i shenjtë dhe nuk duhet të preket nga askush, sidomos jo nga një serb, andaj lojtarët kanë reaguar për të mbrojtur flamurin”.

Alsat, gjithashtu në fokus kryesor ka mbajtur edhe prezencën e Ivan Bogdanovit në terren.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.