Kosova

Ja prioritetet e reja të Politikës së Jashtme të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbuluar përmes një shkrimi autoruil;a prioritetet e Kosovës në rrafshin e diplomacisë.

ja-prioritetet-e-reja-t-euml-politik-euml-s-s-euml-jashtme-t-euml-kosov-euml-s_hdSipas Thaçit, koalicioni i ri siguron një shumicë të qëndrueshme, ku për herë të parë, janë të përfshirë edhe komuniteti serb i veriut.

Ja prioritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme:

“Kosova sapo është bërë me një qeveri të re që konsiston në një koalicion të dy partive më të mëdha politike, PDK dhe LDK, të cilat kanë përfshirë edhe partitë e e pakicave që janë të përfaqësuara në parlamentin e Kosovës. Koalicioni i ri siguron një shumicë të qëndrueshme, ku për herë të parë, janë të përfshirë edhe komuniteti serb i veriut. Në këtë mënyrë ky koalicion i dha fund bllokadës politike në Kosovë. Të gjitha palët institucionet e pavarura sikur Presidenca dhe Gjykata Kushtetuese, e respektuan Kushtetutën e Republikës dhe pavarësisht negociatave të zgjatura për krijimin e qeverisë, kjo periudhë ka treguar se Kosova ka ndërtuar tashmë një demokraci të qëndrueshme që nuk mund të kërcënohet nga trazirat e brendshme politike. Siç edhe vuri në dukje Sekretari Kerry në fjalën e tij përshëndetëse pas formimit të qeverisë së re dhe pas votimit në parlamentin e Kosovës: “Ky koalicion qeverisës dhe procesi që e çoi në formimin e tij, demonstrojnë elasticitetin dhe vitalitetin e institucioneve demokratike dhe politike të Kosovës.”

Forca e institucioneve demokratike ka mundësuar përqendrimin e menjëhershëm të rrjedhave politike në prioritetet imediate. Ndërkohë që ekonomia dhe krijimi i vendeve të reja të punës do të jenë në ballë të hapave të ndërmarra nga kryeministri i ri Dr. Isa Mustafa, unë pranova pozitën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme, duke pasur parasysh se ka disa prioritete po aq të rëndësishme të politikës së jashtme që duhet të trajtohen për të mundësuar që Kosova të zërë vendin që i takon në komunitetin e vendeve europiane.

• Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është komponenti më i rëndësishëm të reformave tona të brendshme dhe të jashtme. Kosova është në pritje të nënshkrimit të marrëveshjes së parë formale me BE-në dhe është thellësisht në procesin e zbatimit të kushteve për liberalizimin e vizave me komunitetin Schengen, bashkëpunimi rajonal dhe dialogu me fqinjët do të jenë në ballë të kritereve të Kopenhagës që ne duhet t’i përmbushim. Kosova ka nënshkruar marrëveshje të shumta teknike me Serbinë dhe është angazhuar në mënyrë aktive në mbylljen e kapitujve të së kaluarës me ish-armiqtë. Unë kam udhëhequr dialogun në Bruksel që solli Marrëveshjen e Brukselit apo Parimet e Para të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Nuk ishte aspak një detyrë e lehtë që të gjendeshin kompromise që të dy palët të sigurohen për marrëdhëniet e duhura sovrane mes Beogradit dhe Prishtinës dhe që t’i integrojmë pakicën serbe në veri në rrjedhat kryesore të shtetit të Kosovës, por ne i kemi arritur këto. Lidershipi i Kosovës por edhe i Serbisë kanë treguar guxim në marrjen e disa hapave që kanë qenë ndoshta fillimisht të papëlqyeshme nga publiku, veçanërisht nga forcat nacionaliste. Mirëpo asnjëri nga shtetet nuk kishte ndonjë mundësi tjetër për ta siguruar procesin e shpejtë të integrimit në BE i cili do t’i sjell të dy vendet më afër BE-së deri në fund të kësaj dekade.

• Ne duhet të vazhdojmë me procesin e krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës si një forcë e vogël vendase jo-ofensive që do të jetë e aftë të zbatojë detyrat në bazë të Kushtetutës dhe nën kontroll të plotë civil. Krijimi i Forcave të Armatosura si një komponent multietnik i Kosovës dhe i arkitekturës rajonale të sigurisë do të bazohet në Rishikimin e Strategjisë së Sigurisë e cila u zbatua në bashkëpunim me partnerët e NATO-së. Krijimi i FAK-ut është gjithashtu një parakusht i Kosovës për t’u bashkuar programit të Partneritetit për Paqe. Nisja i lidhjeve të para formale juridike ndërmjet Kosovës dhe NATO-së do të jetë prioritet dhe modalitetet janë duke u gjetur për të siguruar një plan për këtë zhvillim, në përputhje me punën e bërë për të ndihmuar Kosovën të krijojë lidhje politike me BE-në. Shumica dërmuese e Kosovës, dëshiron të bëhet pjesë e komunitetit Euro-Atlantik dhe konsensusi midis të gjitha shtresave të shoqërisë kosovare detyron çdo qeveri të ecë përpara me partnerët në përfundimin e kësaj pjese të konjukturës që do ta shndërrojë Kosovën në eksportuese të iniciativave të paqes prej të qenit importuese e burimeve të sigurisë.

• Kosovës i duhet të krijojë një Gjykatë Speciale që do të ketë një dhomë në një vend europian për të siguruar hetime transparente dhe të besueshme lidhur me aktakuzat e mundshme që mund të rrjedhin nga puna e Task Forcës Speciale Hetimore që u morrën me akuzat e paraqitura nga Dick Marty. Kosova ka bashkëpunuar me institucione të shumta të instrumenteve të drejtësisë në periudhën e pasluftës, nga Tribunali i Hagës e deri te misionet e UNMIK-ut dhe EULEX-it, dhe duhet të vazhdojë të punojë me instrumentin e fundit ligjor ndërkombëtar për të përfunduar kapitullin e dhimbshëm të luftës së 1999. Vetëm 15 vjet më parë, kosovarët iu nënshtruan një projekti gjenocidial nga regjimi vrasës në Beograd. Kohërat kanë ndryshuar tanimë, por Kosova duhet të tregojë aftësi për t’u marrë me të kaluarën dhe për të siguruar drejtësi për të gjitha viktimat e krimeve të kryera, edhe nëse disa prej këtyre krimeve janë kryer nga kriminale që kanë përkatësi etnike të komunitetit shumicë. Për të bërë të mundur dallimin e mitit nga faktet dhe për të nxjerrë në pah të vërtetën për krimet e supozuara të ne do të bashkëpunojmë plotësisht me anë të krijimit të një Gjykate Speciale e cila do të funksionojë në kuadër të sistemit ligjor të brendshëm të Kosovës.

• Kosova duhet gjithashtu të procedojë me aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Europës. Vizita ime e parë si Ministër i Punëve të Jashtme është te Sekretari i Përgjithshëm i KE Thorbjorn Jagland. Në vitet e fundit Kosova ka marrë qasje pragmatike duke rritur ndërveprimin me KE. Ne u bëmë anëtarë të Bankës Zhvillimore të KE në vitin 2013 dhe gjithashtu me sukses u pranuam në Komisionin e Venedikut. Hapi tjetër i natyrshëm është që Kosova të avancojë aplikimin në vetë KE. Kjo kërkesë nuk është vetëm një projeksion i nevojës së institucioneve të Kosovës për të riafirmuar pozitën e Kosovës në organizatat shumëpalëshe, por edhe për t’i siguruar qytetarët e Kosovës me instrumente kyçe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kosovarët janë të vetmit njerëz në Europë që nuk mund të llogarisin në mbrojtjen e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, megjithëse siç ceket në Raportet e Progresit të BE-së dhe OKB-së, Kosova ka shënuar progres të fortë në vendosjen e demokracisë të besueshme, me një kushtetutë moderne që mbron pakicat dhe mundëson kontrollet dhe bilancet në sistemin tonë.

• Ne do të vijojmë më tutje me njohje të tjera dypalëshe dhe shumëpalëshe. Duke qenë se plani i hartuar nga i dërguari i OKB-së Marti Ahtisaari u bllokua në Këshillin e Sigurimit nga Rusia, ne u detyruam që të kërkojmë njohje individuale nga secili shtet anëtar i OKB-së veçmas. Deri tani kemi arritur rezultate të konsiderueshme mbi gjysmën e OKB-së tani njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. 108 njohje janë pranuar deri tani nga të gjitha anët e botës, ndërsa pasaporta e Kosovës dhe dokumentet personale janë njohur nga mbi 170 shtete në mbarë botën. Duke u siguruar që Kosova është pjesë e organizatave shumëpalëshe në nivel rajonal dhe global është gjithashtu kritike për funksionimin e Kosovës në botën e ndërlidhur. Kosovarët ishin të lumtur kur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar mori vendimin për ta njohur Kosovën, duke bërë të mundur pjesëmarrjen e sportistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike nën flamurin tonë. Më lejoni t\’ju kujtoj se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në vendimin e saj për ta njohur Kosovën ka deklaruar se “Kosova i ka plotësuar kërkesat për njohje siç janë të përshkruara në Kartën Olimpike. Ato përfshijnë sportin dhe kërkesat teknike si dhe definicionin e “vendit” sipas përcaktimit në Rregullin 30.1 – Shtet i pavarur i njohur nga komuniteti ndërkombëtar.”

• Ne do të vazhdojmë me programe të reja dhe inovative në diplomaci publike dhe digjitale që e kanë marrë vëmendjen globale në qarqet diplomatike dhe mediatike. Strategjia e Kosovës për Diplomaci Dixhitale u përshëndet si e katërt më e mirë në botë nga revista turke “Yeni Diplomasi”, ndërsa Instituti i SHBA-së për Diplomaci Publike vuri në dukje se projekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për të mundësuar njohjen e Kosovës nga rrjetet sociale ishte një nga dhjetë momentet kryesore të diplomacisë publike në 2013. Partnerët e Kosovës si Departamenti i Shtetit dhe OKB-ja gjithashtu vurën në dukje punën tonë në diplomaci ndërfetare, pra në një platformë për debat global për çështjet që lidhen me fenë dhe politikën e jashtme.

• Diplomacia jonë do të jetë gjithashtu si një mjet për tërheqjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta në republikën tonë. Si një ish-kryeministër, unë e di se investitorët e shumtë të interesuar në Kosovë kanë pasur frikë nga imazhi i saj i pasluftës. Duke forcuar portofolin e mjeteve të diplomacisë ekonomike, ne synojmë të bindim investitorët e huaj për t potencialin e madh ekonomik të Kosovës. Disa projekte masive që janë afër konkretizimit siç janë Brezovica, termocentrali Kosova e Re dhe investimet e tjera në sektorin e minierave, energjisë dhe telekomit do të përfitojnë nga rritja e vëmendjes së diplomatëve tanë në kujdesjen për komunitetin e investitorëve. Kosova është duke konkurruar pozitivisht me rajonin për të nxitur interes dhe ne duhet të tregojmë se shoqëria e gjallë, rinore dhe sipërmarrëse e Kosovës mund të ofrojë partneritete dinamike ekonomike që do të sigurojnë perfitime si për investitorët ashtu edhe për vendin tonë. Kosova është vendi me penetrimin më të mirë të internetit në Ballkan dhe demografinë më të re e cila i flet shumë gjuhë të huaja dhe është e mirë arsimuar. Ne na duhet ta demonstrojmë këtë anë të Kosovës që ka qenë e eklispuar për një kohë tejet të gjatë prej pas titujve të luftës së vitit 1999 dhe sfidave të tranzicionit kaluam pas luftës”. (sic) ka shkruar Thaçi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button