☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.13 ▲1.05%
ARI 4,198 ▼2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,533 ▼ -2.08% ETH $1,635 ▼ -2.09% XRP $1.1224 ▼ -2.77% SOL $64.7200 ▼ -1.85%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Java më e keqe në Greqi/ Jepet alarmi për përhapjen e koronavirusit, specialistët: Shkaku, të rinjtë e pavaksinuar

Situata epidemiologjike po rëndohet gjithnjë e më shumë në Greqinë e Veriut dhe specialistët kanë dhënë alarmin, veçanërisht për Selanikun, i cili për të dytën herë rresht ka kaluar në rastet ditore të infektimit kryeqytetin grek dhe rrethinat e tij në një moment kur në Greqi janë identifikuar edhe rastet e para me variacionin e rrezikshëm të koronavirusit “Delta Plus”.
Është karakteristik fakti se me 3643 infektimet e 24 orëve të fundit, 661 prej të cilave vetëm në Selanik, Greqia ka regjistruar javën më të keqe nga fillimi i pandemisë, gjithashtu duke shënuar edhe rekordin e vdekjeve të 5 muajve të fundit.

Me 55 humbjet e jetës numri i të vdekurve nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 15,856. Gjithashtu edhe të intubuarit numërohen tashmë në 392 dhe në spitalet e Selanikut dhe të Greqisë së Veriut nuk ka më dhoma të lira intubimi, ndaj autoritetet kanë kërkuar ndihmën e klinikave private. Situatë  e rënduar epidemiologjike regjistrohet edhe në Thesali, kryesisht në qytetet e Larisës dhe Volosit.

Specialistët theksojnë se shkak kryesor për shpërndarjen e virusit janë të rinjtë që nuk vaksinohen. Ata kanë bërë thirrje orët e fundit, duke treguar edhe studimet e fundit nga qendra për parandalimin e sëmundjeve infektive të SHBA se edhe personat që infektohen nga virusi dhe më tej nuk vaksinohen kanë pesë herë më tepër mundësi për tu riinfektuar se ata që janë të vaksinuar.

Gjithashtu bëjnë thirrje edhe për kryerjen e dozës së tretë. Mjekët shprehen të shqetësuar për një valë të re të fuqishme të përhapjes së pandemisë në fund të vitit pranë festave, ndërkohë që autoritetet ripërsërisin se nuk do të ketë më lockdown të përgjithshëm, por masa të reja për të pavaksinuarit.

Ato po shqyrtojne seriozisht propozimet që qytetarët e pavaksinuar të bëjnë dy teste të shpejta në javë për të shkuar ne punë, me shpenzimet e tyre, ndërkohë që flitet edhe per kufizime të mëtejshme për ta, sa i përket pranisë së tyre në mjedise publike  të mbyllura dhe te hapura , restorante, kafe  dhe bare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.