🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.32 ▼0.15%
ARI 3,956 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,761 ▼ -1.76% ETH $2,250 ▼ -0.81% XRP $1.2491 ▼ -0.13% SOL $91.7600 ▼ -2.48%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN: BDI heshti kur duhej të fliste, ndërsa sot bën moral për shqiptarët

BDI ka aktivizuar edhe një herë fabrikën e saj të gënjeshtrave. Kur nuk ka fakte, shpik shifra. Kur nuk ka argumente, krijon panik. Kur kapet në manipulim, tenton ta mbulojë me zhurmë. Është gënjeshtër e pastër përpjekja e BDI-së për të përzier konkursin për punësim në polici me konkursin për nxënës në shkollën e mesme për policë. Janë dy procedura krejtësisht të ndryshme dhe manipulimi i tyre është dëshmi e dëshpërimit politik të një partie që po përpiqet të krijojë perceptim të rremë te opinioni publik, thonë nga partia në pushtet, VLEN.

Sipas VLEN-it, ionia më e madhe është se “sot BDI hiqet si mbrojtëse e shqiptarëve. por ku ishin zëvendësministrat e BDI-së kur qëndronin krah ministrave që i quanin shqiptarët “terroristë”? Ku ishin kur një ministër deklaronte se nuk i jepte të drejtë një shqiptari të fliste vetëm pse e kishte dënuar?”

“Atëherë heshtën. Sot bëjnë moral. Shqiptarët nuk kanë nevojë për moral nga ata që heshtën kur duhej të flisnin dhe sot bërtasin vetëm për të mbuluar dështimet e tyre. BDI nuk ka as kredibilitet moral e as politik të flasë për përfaqësimin e shqiptarëve. Pas 22 vitesh pushtet, nuk mund të fshihet pas propagandës dhe shpifjeve. VLEN nuk do t’i lejojë gënjeshtrat e BDI-së të zëvendësojnë faktet. Koha kur shqiptarët mashtroheshin me skenarë të fabrikuar ka përfunduar”, thonë nga VLEN.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.