☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 84.30 ▼2.94%
ARI 4,126 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,434 ▼ -0.14% ETH $2,106 ▼ -0.74% XRP $1.0838 ▼ -1.19% SOL $85.5100 ▼ -1.62%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.30 ▼2.94 % ARI 4,126 ▲0.28 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.30 ▼2.94 % ARI 4,126 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Bota

Temperaturat ekstreme shtojnë rrezikun për fëmijët, shkencëtarët zbulojnë shifrat alarmante

Temperaturat ekstreme të kësaj vere po shkaktojnë gjithnjë e më shumë probleme shëndetësore në popullatë, ku më të prekurit janë fëmijët.

Ekspertët thonë se qindra miliona fëmijë në mbarë botën po përballen me më shumë ditë të nxehta të rrezikshme, ndërsa paralajmërimet janë se situata pritet të përkeqësohet.

Sipas një studimi të ri të realizuar nga Universiteti i Lirë i Brukselit, deri në 560 milionë fëmijë të moshës 0 deri në 9 vjeç po përjetojnë tashmë të paktën një muaj shtesë stresi termik çdo vit, si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor.

Fëmijët janë veçanërisht të rrezikuar, pasi trupi i tyre ka më pak aftësi për të rregulluar temperaturën. Ata djersijnë më pak për kilogram të peshës trupore dhe kanë një ritëm më të lartë metabolik, ndaj trupi i tyre nxehet më shpejt.

Nxehtësia ekstreme mund të shkaktojë goditje nga nxehtësia, dëmtime të veshkave dhe mushkërive, ndërsa mund të përkeqësojë edhe probleme të tjera shëndetësore.

Rajonet më të prekura janë Azia Jugore, Azia Juglindore dhe Afrika Perëndimore, ku temperaturat e larta dhe lagështia, së bashku me varfërinë dhe kushtet e dobëta të banimit, i bëjnë fëmijët edhe më të pambrojtur.

Dhe e ardhmja duket edhe më shqetësuese. Nëse temperatura globale rritet me 1.5 gradë Celsius, rreth 620 milionë fëmijë mund të përjetojnë të paktën një muaj shtesë nxehtësie të rrezikshme çdo vit.

Nëse rritja arrin 2 gradë Celsius, numri mund të shkojë në 650 milionë fëmijë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.