“JO-ja” e BE, Arta Dade i kujton Ramës aferën e madhe korruptive: Vëri gishtin kokës, s’ka faj Macron
Nuk besoj se është momenti që ne të tregojmë me gisht Francën, në fakt pati dhe vende të tjera, që e kanë përgatitur Shqipërinë, dhe politikanët, si Holanda, Danimarka, por edhe vende të tjera, kur u diskutua që Maqedonisë t’i jepej shansi dhe Shqipëria të mbetej në klasë. Jam dakord që ka problematikën e vet BE, por edhe vitet e mëparshme ka pas probleme, por Serbia ka hapur negociatat, Kroacia, etj.
Kam qenë e pranishme në Parlamentin holandez, kur kryeministri adresoi shqetësimin për shqiptarët që vinin për azil. Ju kujtohet ish-ambasadori i Gjermanisë , që iu bëri thirrje shqiptareve për t’iu treguar se nuk ishte ajo rruga. Mbetet për t’u bërë më shumë përpjekje. Liberalizimi i vizave nuk do të thotë lëvizje e lirë, do të thotë që ti hyn në Shengen pa viza. Ndërsa liberalizim do të thotë që qytetarët e një vendi të hyjnë të lirë kudo dhe të kërkojnë punë. Nuk është njëlloj të shkosh si azilant, është qeveria që duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Është një dukuri që ka ndodhur vitet e fundit”, u shpreh Dade.
Nuk është qasja e duhur në mënyrë të veçantë për një kryeministër, pasi ky duhet të jetë një moment reflektimi. Asnjëherë kur ka dështime, unë nuk kam vënë re as te kryeministri edhe as te politikanë të tjerë të mazhorancës që të vënë gishtin ndaj vetes. Nuk besoj se problemet që ka vetë BE do ta pengonin Zvicrën, Norvegjinë apo Islandën për t’u anëtarësuar. Duhet ta shohim gjithçka brenda vetes sot. A i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Shqipërisë nuk i ka munguar mbështetja e partnerëve tanë, nuk ka dashakeqësi.
Lufta kundër korrupsionit a ka dhënë rezultate, apo korrupsioni ka vajtur në të gjitha nivelet. Më lejoni të kujtoj aferën e madhe korruptive, për të cilën nuk kemi asnjë përgjegjësi, 1 km rrugë të kushtojë 20 mln euro. Ka një rënie nga të gjitha nivelet, kemi rënie të biznesit, të përthithjes së investimeve të huaja.
Nuk dua të komentoj fare individët që përfaqësojnë mazhorancën, pasi qeveria si do që të jetë në punën e saj, ka diçka për të përmirësuar.
Kur vendet e BE binden që ka progres dhe rezultate të prekshme në luftën kundër krimit, korrupsionit, në reformat e brendshme, hapin negociatat. Nuk është përgjegjës Macron për shqiptarët, që kanë vajtur e kërkojnë azil atje.