Kosova
Jozep Borrell: Krijimi i Qeverisë në dorën tuaj, ne na intereson sa më shpejt
January 30, 2020
0 1 minute read
Josep Borrell Fontelles, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian në një takim me presidentin Hashim Thaçi tha se krijimi i qeverisë së Kosovës ka interes që të bëhet sa më shpejt.
“Jam shumë i kënaqur që jam në Kosovë dhe jam këtu që tju ofrojmë ndërmjetësimin tonë dhe tju përgjigjemi besimit dhe të mundohemi të vazhdojmë bashkëpunimin. Po e them këtë sepse për mua BE nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor dhe po e shoh atë vuajtje qe ju dhe shtetet e tjera e keni pasur. Nuk po e bëjmë këtë vetëm për shkak të publikut por dhe pse është në interesin tone liria e secilit shtet në Evropë.
Nuk mund t’i lejojmë vetes që Ballkanin ta kemi të ndarë dhe vendet të jenë të ndara nga njëra tjetra dhe të ndalojmë vuajtjet të cilat kanë ndodhur. Unë vij nga një shtet që akoma ka njerëz të pagjetur dhe kjo përvojë e pakëndshme mund të jetë si ndihmesë Kosovarët janë njerëz të lirë të vendosin për fatin e vetë është çështje e tyre që të formohet qeveria. Për neve është me rëndesi që ajo të krijohet sa me shpejt dhe presidetin me njoftoj që kjo do të ndodh shpejt”, tha Borrell.