🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 107.83 ▲7.7%
ARI 4,645 ▼3.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,490 ▼ -2.81% ETH $2,040 ▼ -4.05% XRP $1.3104 ▼ -2.87% SOL $79.0900 ▼ -4.8%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.83 ▲7.7 % ARI 4,645 ▼3.48 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.83 ▲7.7 % ARI 4,645 ▼3.48 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Kalkuta feston njoftimin për shenjtërimin e Nënë Terezës

Urdhëri ”Misionaret e bamirërisë”, i krijuar nga Nënë Tereza dhe me seli në qytetin lindor indian të Kalkutës njoftoi se kishte pritur me gëzim nënshkrimin e dekretit nga papa Françesku, që i njeh një tjetër mrekulli Nënë Terezës, çka hap edhe rrugën për shenjtërimin e saj.

“Njoftimi u mor me gëzim dhe kënaqësi të jashtëzakonshme”, tha zëdhënësja e urdhërit ”Misionaret e bamirërisë”, motër Christie për agjencisë gjermane të lajmeve, DPA.

“Jemi jashtëzakonisht të kënaqura dhe të gëzuara”, theksoi ajo.

“Të gjithë po festojmë… Ne do të vazhdojmë të lutemi, të lutemi dhe sërish të lutemi”, tha një tjetër zëdhënëse, motër Sunita Kumar, për televizionin indian, NDTV.

”Qëllimi kryesor i Nënë Terezës ishte t’u shërbente të varfërve. Shihni punën që ka bërë. Asnjë ditë pushim, asnjë ditë qetësi”, shton ajo.

Papa Françesku nënshkroi dekretin me anë të të cilit ai njohu mrekullinë e dytë të Nënë Terezës duke i hapur kështu rrugën shenjtërimit, vitin e ardhshëm, të kësaj fetarje e cila i kushtoi jetën të varfërve në Indi dhe në të gjithë botën, njoftoi sot Vatikani.

“Ati i Shenjtë autorizoi Kongregacionin për të shenjtët që të shpallë dekretet lidhur me mrekullinë e Nënë Terezës së Kalkutës “, njoftoi Vatikani në një komunikatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.