☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.86 ▼1.5%
ARI 4,763 ▲1.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,578 ▲ +3.34% ETH $2,132 ▲ +5.29% XRP $1.3529 ▲ +3.25% SOL $83.3600 ▲ +3.54%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.86 ▼1.5 % ARI 4,763 ▲1.81 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.86 ▼1.5 % ARI 4,763 ▲1.81 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

“Kallëzim penal për kë pengon procesin”, Tabaku: Janë bërë të gjithë bashkë kundër PD, të zbatojnë vendimin e KAS për Vorën

Në një prononcim për mediat nga Vora, nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku paralajmëroi se do të ketë kallëzime penale, për të gjithë ata që pengojnë procesin zgjedhor, për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Tabaku tha se përfaqësuesit e PD janë të gjithë në monitorim të procesit zgjedhor, ndërsa apeloi qytetarët të marrin pjesë në votime.

“Me një vendim të paprecedentë kanë refuzuar të zbatojnë vendimin e KQZ të marrë dje dhe vendimin e Kolegjit të marrë mbrëmë në 2 të natës.

Janë emëruar 22 sekretarët e PD dhe nuk ka një vendim për 22 kryetarët. I kërkoj të kalojnë përtej porosive partiake e politike, dhe të zbatojnë vendimin e KQZ e KAS. Të gjithë përfaqësuesit e PD janë në komisione, ashtu sic e deklarova përfaqësuesit e LSI kanë refuzuar të zbatojnë këtë vendim. I ftoj të vijnë të votojnë për PD, subjektet e tjera janë bërë bashkë kundër PD.” tha Tabaku ndërsa sqaroi ngërcin me kryetarët në Vorë.

“Nuk ka asnjë nga Kamza, kemi sjellë komisionerë të rinj që kanë eksperiencë. Kam parë sot vështirësipër votimin elektronik, ndaj sot sollëm të rinj të trajnuar. kam vënë re votime në grup për shkak të vështirësive. Ndaj për të kapërcyer këto vonesa vendosëm të sjellim të rinj të trajnuar.

PD i ka të gjithë njerëzit e saj në terren. Jemi gati të zbatojmë vendimin e KAS dhe KQZ, do përgatisim kallëzime penale për të gjithë ata që pengojnë procesin.” theksoi Tabaku ndërsa e konsideroi ngërcin një artificë e interpretim të gabuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.