☁️
Tiranë 16°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,873 ▲ +0.7% ETH $2,060 ▲ +1.08% XRP $1.3164 ▲ +0.63% SOL $80.3000 ▲ +1.83%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Politika

‘Kemi pritshmëri të lartë nga SPAK’, Soreca: Korrupsioni vazhdon të mbetet i shtrirë gjithandej

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca në konferencën e përbashkët për prezantimin e raportit të Greco për Shqipërinë në raportin me Korrupsionin ka thënë se ky fenomen mbetet shqetësim serioz për BE.
Në fjalën e tij Soreca theksoi se reforma në drejtësi dhe vettingu kontribuon në luftën kundër korrupsionit, por ka shtuar se ky fenomen vijon të jetë i shtrirë në të gjitha fushat në Shqipëri.

“Në raportin vjetor të Komisionit është shprehur që Shqipëria ka një nivel të caktuar përgatitjeje për të qenë pjesë e BE-së. Me pak fjalë kjo është gjuha jonë teknike për të thënë se Shqipëria ka ende mjaft punë për të bërë.

Ne kemi parë një sërë dënimesh për zyrtarë të nivelit të ulët dhe të mesmë. Është e natyrshme të themorma në drejtësi dhe në veçanti vettingu kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit. Procesi i vettingut dhe rezultatet e tij janë të rëndësishme, madje kyçe në luftën kundër korrupsionit si dhe për të marrë sërish besimin e publikut në gjyqësor dhe organet e zbatimit të ligjit. Vitin e shkuar kemi parë përparime në krijimin e disa institucioneve të rëndësishme të reformës në drejtësi. Roli i ILDKPKI i rëndësishëm për evidentimin e konfliktit të interesit, në kontrollin e pasurisë.

Korrupsioni vazhdon të mbetet i shtrirë gjithandej dhe vazhdon të jetë shqetësim serioz për shtetet anëtare dhe BE, prandaj kjo luftë kërkon përpjekje të mëtejshme të strukturuara dhe të vazhdueshme si dhe dënime të formës së prerë për zyrtarë të nivelit të lartë të cilat kanë qenë tejet të ulëta dhe fatkeqësisht kjo është diçka që ne e kemi thënë në raportet e mëparshme. Duhen dënime të zyrtarëve të nivelit të lartë që shoqëria, qytetarët të kuptojnë se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin.

Prandaj kemi një pritshmëri të lartë nga SPAK, nga gjykatat për të rritur kapacitetet e hetimit dhe ndjekjes penale dhe për të ndjekur gjithcka deri në dënimin e formës së prerë për çështjet e korrupsionit”, deklaroi Soreca.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.