Sporti

“Këpuca e Artë” Salihi mban pozitën e 13-të me 21 gola dhe Ronaldo me 27 gola

a..Gara për trofeun e Këpucës së Artë këtë sezon është më emocionante se kurrë. Kjo për faktin se janë disa futbollistë që e pretendojnë këtë trofe individual dhe diferencat mes tyre janë shumë të vogla. Në krye të listës së golashënuesve në Evropë qëndron Kristiano Ronaldo. Sulmuesi i Realit të Madridit me 27 gola të shënuar kryeson renditjen e më të mirëve në Evropë. Në garë për trofeun Këpuca e artë, janë edhe dy sulmuesit shqiptar. Hamdi Salihi i skuadrës së Skënderbeu me 21 gola të shënuar zë pozitën e 13-të, ndërsa Besart Ibraimi i Shkëndijës së Tetovës në këtë garë mban pozitën e 50-të. Nga futbollistët që vijnë nga Maqedonia, renditjen më të mirë e ka Ilija Nestorovski. Ai me 16 gola të shënuar mban pozitën e 45-të.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button