Keqtrajtimi i studentit, Trump mund të veprojë ndaj Koresë së Veriut
Prindërit e Otto Warmbier, studentit amerikan të liruar këtë javë nga Koreja e Veriut, por që është në koma, reaguan me zemërim ndaj atij që e quajnë “një regjim i flakur tej”, i cili është treguar sipas tyre vërtet brutal me 22-vjeçarin.
Warmbier po trajtohet në spital, pasi avioni që e ktheu në atdhe u ul në Ohio të martën.
Studenti ishte dënuar me 15 vite burgim nga autoritetet koreano-veriore, për shkak se kishte tentuar të vidhte një tabelë propagande nga hoteli ku qëndronte.
Sipas Penianit, atij i është dhënë një tabletë për gjumë, pasi ishte ndierë keq, por nga ai moment nuk u zgjua më. Prindërit e tij, Fred dhe Cindy thonë se tashmë duan që e gjithë bota ta dijë sesi është dhunuar e terrorizuar i biri nga regjimi i izoluar komunist.
Nëse rezulton që po, atëherë presidenti Donald Trump mund të gjendet përballë presioneve për të kaluar në veprim ndaj qeverisë së Kim Jong-un.
Warmbier, student ekonomie, ndodhej në Korenë e Veriut si turist, kur u arrestua më 2 janar të vitit 2016.
Një muaj më vonë, ai u shfaq në një konferencë për shtyp i mbytur nga emocionet dhe pranoi mes lotëve se ishte përpjekur të merrte një tabelë si “trofe” për një kishë në Amerikë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.