☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.18 ▲0.29%
ARI 4,586 ▲0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,163 ▼ -1.93% ETH $2,019 ▼ -1.75% XRP $1.3083 ▼ -3.03% SOL $80.5700 ▼ -4.25%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.18 ▲0.29 % ARI 4,586 ▲0.62 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.18 ▲0.29 % ARI 4,586 ▲0.62 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Kërcënohet me jetë gazetari Artan Hoxha: Si fillim do qash për djalin tat, pastaj do jetë radha jote

Kërcënohet me jetë gazetari investigativ i News24 dhe drejtuesi i emisionit “Xhungël” Artan Hoxha. Ai ka marrë kërcënime në telefon për shkak të deklaratave publike mbi një çështje për të cilën u përfol shumë në media dhe që u quajt një sukses i policisë shqiptare. Bëhet fjalë për zbulimin e laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit.

artan-hoxha-gazetariAutorët e mesazhit kërcënues e kanë kërcënuar me jetën e djalit dhe më pas të vetë gazetarit Hoxha. Balkanweb publikon mesazhin në telefonin e gazetarit Artan Hoxha.

Mesazhi

“Këtë sms që po të dërgojmë lexoje me vëmendje! Po i fut hundët aty ku nuk duhet ti fusësh, si fillim do qash për djalin tat, pastaj do jetë radha jote. Dhe shif meru me diçka tjetër dhe jo me Xibrakën deri sa të vijë radha ty”, thuhet në sms-në kërcënuese.

Gazetari Hoxha prej vitesh është drejtuesi i një prej emisioneve më të ndjekura në News24 dhe i njohur për publikimin e fakteve “bombë” mbi ngjarje ngjarje sensitive të ndodhura në vend. Artan Hoxha disa herë ka zbardhur ngjarje të ndryshme të botës së krimit në vend dhe shpesh herë është bërë objekt i kritikave dhe sulmeve.

Pas kallëzimit të bërë në lidhje me kërcënimet, Prokuroria ka nisur menjëherë hetimet. Për disa dite ai është marrë në mbrojtje nga policia dhe është shoqëruar nga efektivë të RENEA-s, por ende nuk janë zbuluar autorët e kërcënimit.

“Ka pasur disa kërcënime ndaj meje për shkak të hulumtimeve të ngjarjeve të fundit. Bëhet fjalë për rastin e zbulimit të laboratorit të kokainës. Po tentojnë ti mbyllin gojën medias. Më është ofruar mbrojtje nga policia. Gjej rastin ti falënderoj policinë e prokurorinë. Është pjesë e punës sime që të komunikoj me prokurorë, oficerë të policisë. Ajo që më ndodhi mua është pjesë e luftës së mirës kundër së keqes. Urojmë që në këtë betejë të triumfojë e mira”, deklaroi gazetari Artan Hoxha për Balkanweb.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.