Kërkesa e Ramës, Presidenti i Bullgarisë i përgjigjet në sy: Dera është e hapur për negociatat, ju ftoj në dialog
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka ftuar në dialog Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave.
Radev siguron se Bullgaria nuk është roja që nuk i lejon për të hyrë në BE prandaj mbetet e hapur dhe çelësi është në dorë të vendeve pretendente.
Sipas Presidentit bullgar, ka dy rrugë për të arritur qëllimin, ose turneu i këtyre vendeve në vendet anëtare dhe institucioneve të BE për të bindur Bullgarinë, ose të ulen në dialog me vetë Bullgarinë.
”Duke folur për procesin e anëtarësimit, duhet të ndajmë diçka mes përgjegjësive të BE dhe përgjegjësive tona dypalëshe ballkanike. Bullgaria nuk është roja që nuk ju lë te reja, por partneri juaj. Ka dy rrugë, rruga më e gjatë është të bëhet turne në të gjitha kryeqytetet europiane për të bindur partnerët e aleatët për të bindur Bullgarinë.
Ka dhe një rrugë tjetër, shumë e shkurtër e fitimtare. Ne jemi të hapur, jemi gati, ju ftojmë në dialog. Po çelësi është në dorën t uaj, varet prej jush, meritat tuaja. Themeli në vetvete mbështetet në vlerat europiane dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Besoj do të vazhdojmë dialogun.‘’- tha Radev.
Po në Forumin në Bled, Rama i kërkoi publikisht Radevit që Bullgaria të hapë rrugën për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave dhe më pas mund të vendoste pengesa.
Madje kryeministri shqiptar theksoi me ironi se pas zgjedhjeve, Maqedonia e Veriut do të jetë në pozitë më pozitive dhe nuk do i kërkohet që ta ndryshojë emrin në “Bullgaria Perëndimore”.