🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.42 ▲6.29%
ARI 4,611 ▼4.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,643 ▼ -3.69% ETH $2,050 ▼ -4.77% XRP $1.3158 ▼ -3.36% SOL $79.0900 ▼ -6.45%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,611 ▼4.2 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,611 ▼4.2 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Kinë, Volkswagen përfitime të mëdha nga tregtia e lirë

Kryeministri kinez, Li Keqiang, ka nisur një vizitë zyrtare në Bullgari e Gjermani nga 5 deri më 10 korrik dhe do të drejtojë konsultimet midis qeverive kineze e gjermane. Bashkëpunimi kino-gjerman është thelluar pandërprerë dhe kompania gjermane Volkswagen është një model i suksesshëm në bashkëpunimin dypalësh të nivelit të lartë. Në prag të vizitës së kryeministrit Li Keqiang në Gjermani, presidenti i degës kineze të Grupit Volkswagen, Jochem Heizman, dha një intervistë për radion tonë ku foli mbi tregtinë e lirë, reformën e hapjen e Kinës, zhvillimin e ardhshëm të industrisë automobilistike etj.

Gjatë takimit në maj në Pekin, midis Li Keqiang-ut e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila ndodhej për vizitë në Kinë, dy udhëheqësit u shprehën pro mbrojtjes së multilateralizmit e të tregtisë së lirë. Jochem Heizman-i është i mendimit se hapja e tregut dhe tregtia e lirë kanë rëndësi themelore për sukseset e kompanisë Volkswagen në Kinë:

“Ne mirëpresim të gjitha masat e qeverisë kineze për nxitjen e hapjes së tregut, të tregtisë së lirë e të konkurrencës në treg në fushën e industrisë automobilistike. Këto masa do t’u vijnë në ndihmë vazhdimit të investimeve afatgjata në të ardhmen. Ne mirëpresim konkurrencën, konkurrenca e lirë nën kushte të barabarta ka rëndësi më të madhe për nxitjen e risisë, ky është i vetmi drejtim i duhur”, u shpreh ai.

Në vitin 1983, kompania gjermane Volkswagen, hyri në tregun kinez dhe u prodhua makina e parë Volkswagen në Kinë. Sot Kina ka kaluar SHBA-në e Gjermaninë duke u bërë tregu më i madh i ndërmarrjeve automobilistike gjermane. Sipas të dhënave të vitit 2017, rreth 40% e automjeteve të Grupit Volkswagen prodhohen e shiten në Kinë. Jochem Heizman u shpreh se Volkswagen-i është përfitues i padiskutueshëm i globalizimit ekonomik e i tregtisë së lirë:

“Kemi patur pa tjetër përfitime të mëdha nga politika e reformës dhe hapjes e Kinës, e nisur para 40 vjetëve, përndryshe nuk do të hynim në tregun kinez për prodhimin e automjeteve. Sot kemi ndërtuar në Kinë rreth 20 baza prodhimi dhe 30 fabrika. Po bëjmë përpjekje për të shtuar prodhimin. Vitin e kaluar, shitëm në tregun kinez 4 milionë automjete dhe kënaqësia e besnikëria e konsumatorëve janë objektivi më i lartë i yni”, tha ai

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.