Politika

Koalicioni PS-LSI i ngjan më shumë një “marrëveshjeje xhentelmenësh”

ServetServet Pellumbi nje nga themeluesit e PS dhe politikanet e njohur te se majtes, thote se eshte koha te behet nje vleresim i koalicionit qeverises. Ne nje interviste per te perditshmen “Panorama”, Pellumbi shprehet se koalicioni PS-LSI i ngjan me shume nje “marreveshjeje xhentelmenesh” sesa nje koalicioni te ngritur mbi parime, ide, programe e pergjegjesi te perbashketa. I pyetur lidhur me nje rikompozim te kabinetit qeveritar, Servet Pellumbi shprehet se ndryshimet qeveritare nuk jane qellim ne vetvete, por as nuk duhet mbyllur nje mundesi e tille. Pellumbi mendon se nese ka nje vleresim te detajuar te kryeministrit per punen e ministrave, ai duhet bere publik ne opinion per hir te transparences. Duke folur per organizimin e brendshem dhe zgjedhjet ne te gjitha nivelet e PS, Servet Pellumbi thote se nuk duhet shmangur zgjedhja e kryetarit te Partise nga Kongresi apo sipas parimit “nje anetar, nje vote”. Kjo sipas tij, do te ishte nje gabim i rende e percares.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button