🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 110.47 ▼0.96%
ARI 4,702 ▲0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,398 ▲ +3.95% ETH $2,149 ▲ +6.04% XRP $1.3441 ▲ +4.91% SOL $82.3300 ▲ +4.31%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.47 ▼0.96 % ARI 4,702 ▲0.47 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.47 ▼0.96 % ARI 4,702 ▲0.47 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kodheli në Kanada: Shqipëria e palëkundur në luftën kundër armiqve të vlerave Euro-Atlantike

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli po merr pjesë në punimet e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax në Kanada. Ky Forum në fokus të tij ka çështje të sigurisë me të cilat po përballet sot aleanca dhe shtetet e tjera të cilat kanë përqafuar vlerat e përbashkëta të saj.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli zhvilloi një takim me zv.sekretarin Amerikan të Mbrojtjes Robert O. Work.

Zyrtari Amerikan falenderoi Shqipërinë dhe ministrinë e Mbrojtjes për angazhimin e dhënë në Afganistan si dhe kontributet me materiale ushtarake në luftën kundër terrorizmit në Irak dhe Siri.

Ministrja Kodheli e siguroi zv.sekretarin Amerikan të Mbrojtjes për vendosmërinë e palëkundur të Shqiperisë për të vazhduar në luftën kundër armiqve të vlerave Euro-Atlantike.

Ministrja mori pjesë gjithashtu në një takim të veçantë të organizuar me ministrat e vendeve NATO dhe atyre partnere. Në praninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kandasë, Hollandës, Polonisë, Lituanisë, por dhe Kosovës, Gjeorgjisë dhe Maqedonisë, u diskutua për sfidat me të cilat po përballet sot siguria globale.

Pjesëmarrësit në këtë forum diskutuan për rreziqet e sotme që vijnë nga Lindja dhe Jugu si dhe nevojën për të unifikuar qëndrimet. Ministrja Kodheli e vuri theksin tek domosdoshmëria për bashkëpunim mes të gjithë aktorëve. Kodheli theksoi se angazhimi nuk duhet të jetë i unifikuar vetëm në planin ushtarak por dhe në atë politik dhe ekonomik. Sipas saj rreziqet duhen trajtuar njësoj nga të gjithë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.