🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.33 ▲6.2%
ARI 4,663 ▼3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,926 ▼ -2.63% ETH $2,056 ▼ -3.61% XRP $1.3173 ▼ -3.03% SOL $79.6400 ▼ -5.09%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.33 ▲6.2 % ARI 4,663 ▼3.12 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.33 ▲6.2 % ARI 4,663 ▼3.12 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Politika

Kodheli në Spanjë: Shqipëria në 2016, pjesëmarrje në forcën pararojë të NATO-s

SpanjeMinistrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, zhvilloi më 29 shtator 2015 një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Spanjës. Ministrja Kodheli u prit në një takim nga homologu i saj, ministri spanjoll i Mbrojtjes, z. Pedro Morenés Eulate. Temat kryesore të diskutimit mes dy homologëve ishin bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, zhvillimet në rajon, si dhe zhvillimet në lidhje me politikat e sigurisë dhe të mbrojtjes në kufijtë lindor e jugorë të Aleancës.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli shprehu vlerësimin e saj për marrëdhëniet mes dy vendeve tona duke nënvizuar gatishmërinë për t’i rritur e forcuar akoma më tej ato, si në fushën e mbrojtjes, ekonomike, kulturore, por dhe në trajnimin dhe edukimin e ushtarakeve tanë. Znj. Kodheli shprehu bindjen se, diskutimi rreth ideve dhe shkëmbimi e mendimeve sa i takon çështjeve të mbrojtjes i shërben konsolidimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve anëtare të Aleancës.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli e njohu homologun e saj spanjoll me vendimin që Shqipëria ka marrë, duke deklaruar pjesëmarrjen e saj në forcën pararojë të NATO, veçanërisht për vitin e ardhshëm me Spanjën.

Duke u ndalur tek situata në rajon, ministrja Kodheli nënvizoi se “Shqipëria mbështet politikën e bashkëpunimit rajonal duke promovuar stabilitet politik, prosperitet dhe zhvillim ekonomik”.  Të dy personalitetet shprehën domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit, sidomos në fushën e trajnimit dhe edukimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.