☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,394 ▼3.83%
DOW 51,689 ▼3.12%
NASDAQ 24,486 ▼4.86%
NAFTA 90.55 ▲2.76%
ARI 4,122 ▲1.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $76,243 ▼ -4.66% ETH $2,253 ▼ -6.4% XRP $1.2433 ▼ -4.33% SOL $89.9400 ▼ -4.89%
S&P 500 7,394 ▼3.83 % DOW 51,689 ▼3.12 % NASDAQ 24,486 ▼4.86 % NAFTA 90.55 ▲2.76 % ARI 4,122 ▲1.19 % S&P 500 7,394 ▼3.83 % DOW 51,689 ▼3.12 % NASDAQ 24,486 ▼4.86 % NAFTA 90.55 ▲2.76 % ARI 4,122 ▲1.19 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

Kolumbia ashpërson masat ndaj migrantëve pa leje qëndrimi

Presidenti i ri i Kolumbisë, Abelardo de la Espriella, ka njoftuar masa të ashpra ndaj migrantëve që ndodhen në vend pa leje qëndrimi.

Presidenti i ekstremit të djathtë deklaroi se do të ndërmarrë ndryshime të rëndësishme në politikën e imigracionit, me synimin për të ulur kriminalitetin dhe për të goditur grupet kriminale.

“Urdhri për autoritetet e Imigracionit është i qartë: së pari ata që kryejnë krime, së dyti ata që nuk e kanë rregulluar statusin e tyre dhe që do të duhet të deportohen në kohën e duhur”, deklaroi De la Espriella gjatë një takimi sigurie në Barranquilla.

Ai tha se procedurat e deportimit do të nisin këtë javë, me urdhër presidencial. Sipas tij, masat do të zbatohen ndaj migrantëve pa status të rregulluar, pavarësisht origjinës së tyre.

Gjatë takimit, presidenti kolumbian përdori edhe një retorikë të ngjashme me sloganin “Amerika e para” të presidentit amerikan Donald Trump, me të cilin De la Espriella është i lidhur ngushtë.

“Kolumbianët të parët, kolumbianët të dytët, kolumbianët të tretët”, tha ai.

Masat pritet të prekin veçanërisht komunitetin e madh venezuelian në Kolumbi. Miliona venezuelianë janë larguar nga vendi gjatë dekadës së fundit për shkak të krizës ekonomike dhe situatës politike.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 2.8 milionë venezuelianë jetonin në Kolumbi në muajin gusht, ndërsa më shumë se 527 mijë prej tyre nuk kishin dokumentacion të rregullt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.