☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.86 ▼1.5%
ARI 4,763 ▲1.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,578 ▲ +3.34% ETH $2,132 ▲ +5.29% XRP $1.3529 ▲ +3.25% SOL $83.3600 ▲ +3.54%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.86 ▼1.5 % ARI 4,763 ▲1.81 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.86 ▼1.5 % ARI 4,763 ▲1.81 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Komisionerët bllokohen nga dëbora/ Celibashi flet për TCH: Nuk kanë asnjë imponim nga KQZ, të mos vënë jetën në rrezik

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur për Top Channel në lidhje me situatën e vështirë e shkaktuar nga kushtet e motit në Shosh dhe Pult, ku komisionerët janë bllokuar nga dëbora dhe ende nuk ka nisur procesi i votimit në disa qendra votimi. Celibashi tha se janë duke e monitoruar situatën ndërsa komisionerët nuk duhet të rrezikojnë jetën.

Celibashi: Nuk po votohet për shkak të pamundësisë që komisionerët kanë për të shkuar në qendrat e votimit. Në Vorë dhe kudo tjetër po zhvillohet procesi i votimit normal dhe pa problematika të theksuara, por gjithsesi ne jemi duke monitoruar dhe duke e ndjekur këtë situatë. Mbaj në vëmendje që edhe në zgjedhjet e mëparshme ka patur tension dhe më pas gjërat fillojnë qetësohen e relaksohen duke shpresuar që do vijojë ky trend.

Ndër të tjera, Celibashi tha se procesi në bashkinë e Shkodrës do të konsiderohet i ligjshëm nëse procesi fillon brenda orës 13:00.

Celibashi: Procesi i votimit vazhdon në të gjithë qendrat e tjera të votimit. Edhe në Shosh nëse procesi i votimit fillon jo më shumë se 5 orë, procesi rezulton i vlefshëm pra nëse fillon brenda ora 1, konsiderohet i ligjshëm.

Është nën të drejtën dhe përgjegjësinë e tyre për të vendosur për të filluar procesin e votimit apo jo për shkak të kushteve atmosferike. Nuk mund të ketë asnjë imponim nga KQZ për më tepër se ata e dinë më mirë se ne situatën. Nga ajo çfarë kemi parë, situata është vërtetë shumë e vështirë dhe nuk duhet vënë në rrezik jeta e komisionerëve. Personalisht do ta këshilloja që të tregojnë të gjithë kujdesin për këtë çështje. Nuk kanë asnjë arsye përse të vënë në rrezik jetën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.