⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
24 ore
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,850 ▲ +0.98% ETH $2,059 ▲ +1.41% XRP $1.3230 ▲ +2.11% SOL $79.8200 ▲ +2.06%
  • Politika
    • Parlamentare
    • Presidenciale
    • Qeveritare
  • Ekonomia
  • Kronika
  • Bota
  • Kosova
  • Rajoni
    • Maqedonia
  • Sporti
    • Boterori
    • Futbolli ne Kosove
  • Opinion
  • Arte
    • Ekspozita
    • Film
    • Libri
    • Muzike
    • Teater
    • TV
  • Me teper
    • Moda
    • Te ndryshme
    • Teknologji
    • roze
    • Kuriozitete
    • Keshilla
    • Kendi i Kikos
    • Horoskopi
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
24 ore
03 Apr 2026
Breaking
Rikrijimi i Titanikut në Belfast, 950 dronë ndriçojnë portin për fushatën “Made Of Here” të BBC Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu… Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre Lakers në ankth për Donçiç, slloveni dëmtohet rëndë në Oklahoma City
Menu
  • Politika
    • Parlamentare
    • Presidenciale
    • Qeveritare
  • Ekonomia
  • Kronika
  • Bota
  • Kosova
  • Rajoni
    • Maqedonia
  • Sporti
    • Boterori
    • Futbolli ne Kosove
  • Opinion
  • Arte
    • Ekspozita
    • Film
    • Libri
    • Muzike
    • Teater
    • TV
  • Me teper
    • Moda
    • Te ndryshme
    • Teknologji
    • roze
    • Kuriozitete
    • Keshilla
    • Kendi i Kikos
    • Horoskopi
Politika

Komisioneri Varhelyi: Shqipëria ka përparuar në objektivat për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE

06 October 2020, 19:07 · 4 min lexim
Facebook X WhatsApp

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi, deklaroi sot se Shqipëria ka përparuar në objektivat për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe është bërë gati për konferencën e parë ndërqeveritare.

Komisioneri Várhelyi i bëri këto komente teksa paraqiti sot Paketën e Zgjerimit 2020 dhe Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Komisioni Europian pritet të hapë rrugën e Shqipërisë për konferencën e parë të anëtarësimit, pasi, sipas raportit periodik të tij, ajo i ka plotësuar kushtet për këtë.

Shqipëria vlerësohet në Raportin e Komisionit Evropian se ka shënuar përparim të mirë në reformat kyçe.

Në raport thuhet se Shqipëria është mesatarisht e përgatitur me reformën e administratës publike, ku arritjet e prekshme, duhen fuqizuar më tej.

Edhe sistemi gjyqësor i Shqipërisë vlerësohet se është i përgatitur mesatarisht, ku ka vazhduar një reformë gjithëpërfshirëse dhe e plotë.

Institucionet e reja për vetëqeverisjen e gjyqësorit kanë ecur me proceset për të mbushur vendet e lira në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese.

Sipas raportit, rivlerësimi i përkohshëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur si vettingu, ka përparuar në vazhdimësi, duke sjellë rezultate të prekshme, pasi u trajtuan mbi 286 dosje dhe 62% e tyre sollën dorëheqje dhe shkarkime për pasuri të pajustifikuara.

Komisioni Europian vlerësoi se korrupsioni mbetet i përhapur dhe është një shqetësim serioz, por është bërë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe se Shqipëria ka një nivel të caktuar të përgatitjes në luftën kundër tij.

Autoritetet, thuhet në raport, forcuan kapacitetet operacionale, koordinuese dhe monitoruese në luftën kundër korrupsionit.

Megjithatë raporti shton se numri i hetimeve mbetet i lartë, por dënimet përfundimtare ndaj zyrtarëve të lartë mbeten të kufizuara deri sot.

Komisioni Europian vlerërsoi Shqipëria ka një nivel mesatar të përgatitjes në luftën kundër krimit të organizuar dhe ka bërë përparim të mirë në forcimin e luftës kundër tij, falë bashkëpunimit me shtetet anëtare të BE-së.

Në raport thuhet se edhe këtë vit Shqipëria kundërshtoi prodhimin dhe trafikimin e kanabisit me një angazhim të fortë e të vazhdueshëm.

Por Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për të rritur ndjekjet dhe dënimet penale, si dhe të luftojë pastrimin e parave dhe konfiskojë pasuritë e ardhura nga krimet dhe pasuri të tjera të pajustifikuara, thuhet në raport.

Lidhur me pronat Komisioni Europian kërkoi përparim të shpejtë në regjistrimin e pronave. Por shqetësimet në lidhje me të drejtat e pronës janë ngritur edhe nga qytetarë të pakicës greke në rajonin bregdetar jugor.

Një kapitull më vete Komisioni Europian i kushton edhe lirisë së shprehjes, ku theksohet se në dhjetorin e kaluar parlamenti miratoi një sërë ndryshimesh në ligjin e medias.

Ndryshimet vlerësohen se nuk janë në standardet dhe parimet ndërkombëtare të lirisë së medias dhe ngrenë shqetësime në lidhje me rritjen e censurës dhe vetëcensurës, dhe rreth pengesave të mundshme të lirisë së shprehjes në vend.

Komisioni shtoi se përfaqësuesit e shumicës qeverisëse premtuan për të ndjekur Opinionin e Komisionit të Venecias, dhe projektligji për mediat është duke u rishikuar.

Në raport ka edhe një pjesë kushtuar klimës politike dhe nevojës për dialog mes partive. Situata politike vlerësohet e tensionuar dhe nënvizohet nevoja për dialog dhe mirëkuptim.

 

 

 

Shiko ofertat në Amazon

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.

Lexo Gjithashtu

Politika

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

2 orë më parë
Politika

Erion Brace: As i kam marre leje dhe as i marr leje njeriu per te kandiduar

16 orë më parë
Politika

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados

20 orë më parë
Reklamë

Lajmet e Fundit

Rikrijimi i Titanikut në Belfast, 950 dronë ndriçojnë portin për fushatën “Made Of Here” të BBC
2 orë më parë
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…
2 orë më parë
Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari
2 orë më parë
Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre
2 orë më parë
Lakers në ankth për Donçiç, slloveni dëmtohet rëndë në Oklahoma City
2 orë më parë
Kane edhe më larg rekordit te Lewa-s, Kompany s’e rrezikon, në Freiburg rikthen Musiala, Neuer dhe Davies
2 orë më parë
Tuchel nuk e konsideroi për miqësoret e marsit, Real-i i pakënaqur me udhëtimin e Bellingham në Angli
2 orë më parë
“Mami ndërroi jetë dy vite më parë, nuk isha në varrim”, Moza Ahmeti ndan në Ferma VIP momentin e trishtë
2 orë më parë
Hesgeth shkarkon shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë
2 orë më parë
Rriten çmimet e biletave ajrore nga kriza e karburanteve, dilema për prenotimet verore
2 orë më parë
Reklamë

Lajme

  • Politika
  • Ekonomia
  • Kronika
  • Kronika e Zezë

Bota & Rajoni

  • Bota
  • Amerika
  • Kosova
  • Rajoni
  • Maqedonia

Sport & Opinion

  • Sporti
  • Sporti në Botë
  • Opinion

Arte

  • Arte
  • Film
  • Libri
  • Muzikë
  • Teatër
  • TV

Më Tepër

  • Teknologji
  • Life Style
  • Moda
  • Rozë
  • Horoskopi
© 2026 24 Orë Lajme. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Privatësia · Kontakt