Politika

Konferencë Shtypi/Topalli dhe Imami kërkojnë shkarkimin e Lulzim Bashës, të mblidhen urgjentisht Forumet e Partisë

Jozefina Topalli dhe Arben Imami, dy nga anëtarët më të vjetër në Partinë Demokratike kërkojnë mbledhjen e forumeve për shkarkimin e Lulzim Bashës. Topalli tha se për këtë çështje është në dijeni dhe Berisha.

Në një konferencë për mediat ata i quajtën lista humbëse listën e kandidatëve të PD-së dhe ftuan kolegët, ish kolegët dhe këdo  t’i bashkohen betejës së tyre kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.

Arben Imami: “Nuk mund të largohet Edi Rama me shkatërrimin e PD-së. Vendimi për listat është marrë në shkelje të statutit dhe çdo procedure normale. Si zgjidhje të vetme kërkojmë mbledhjen e forumeve të PD-së,  shkarkimin e personit përgjegjës që në këtë rast është kryetari i PD-së .Lulzim Basha. Kjo  është listë humbëse. Nuk mund të rrëzohet Edi Rama kështu.

Jozefina Topalli: Edi Rama është fatkeqësi e madhe. Dhe unë sot jam këtu për të thënë se është koha për të nisur betejën kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës. Nuk mund të sundojnë vendin tre vetë që bëjnë garë apo lojë me njëri tjetrin kush të kapë më shumë nga ajo që është torta e pushtetit.

Pyetje: Sapo thatë që PD nuk është parti e 1990.A mendoni se ka ardhur momenti tu lihet rradha të rinjve? Nuk është PD e disa emrave.

Topalli: Kur kam hyrë për herë të parë në parlament në ’96, nuk ishte parlamenti më politik, por njerëz me një CV që nderonte jo vetëm parlamentin dhe vendin por i jepte nderim PD. Sot po ndodh e kundërta, jo vetëm që nuk ka konsultime, janë shumë pak demojratë që janë në atë listë dhe jo vetëm që nuk ka asnjë emër që nuk i thotë asgjë PD, por unë e kuptoj sa keq ndihen ata. Nuk besojnë në atë që po u ofrohet. Ndoshta Basha i përdor si alibi për të thënë se kjo është PD.

Kam pasur një dyshim prej kohësh që kjo nuk është PD, sot nuk kam asnjë dilemë që kjo nuk është PD që unë njoh, me të cilën unë kam punuar dhe jam rritur. Kjo është një parti logon e së cilës e ka marrë Lulzim Basha për llogari të interesave familjare, klienteliste të tij. Lista në terësinë e saj, me pak përjashtime është lista e familjes Basha, bizneseve të tyre dhe klientëve të tij.

Pyetje: Ky qëndrim i juaji në kulmin e fushatës a e dëmton PD dhe e ndihmon Edi Ramën për të fituar zgjedhjet.Pyetja e dytë. Kur do ta kërkoni dorëheqjen e Bashës nëse nuk prisni datën e 22 korrikut kur do të jetë mbledhja normale?

Imami: Data 26 qershor është shumë vonë, ka një reagim paraprak, mesazh të qartë që thotë se nuk mund të rrëzohet Edi Rama kështu. Këtij shqetësimi janë orët, momentet, ditët e fundit me të cilën ne mund të merremi dhe për ti dhënë përgjigje para datës 26. Me datën 26 do të ketë kryer punë.

Jozefina Topalli: Ndihma më e madhe ndaj Edi Ramës, ka qenë, është duke mbajtur peng PD vetëm Lulzim Basha. Ndaj dhe jemi këtu. Vendi po rrëshqet drejt greminës. Edi Rama është fatkeqësi e madhe. Dhe unë sot jam këtu për të thënë se është koha për të nisur betejën kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilri Metës. Nuk mund të sundojnë vendin tre vetë që bëjnë garë apo lojë me nëjri tjetri9n kusht ë kapë më shumë nga ajo që është torta e pushtetit.

Pyetje: E keni njoftuar zotin Berisha për këtë çështje dhe a e ftoni për të shkarkuar Bashën?

Topalli: Zoti Berisha i di të gjitha mendimet e mia, ia kam thënë ndër vite.

Pyetje: A keni ftuar zonjën Bregu të jetë me ju?

Topalli: Do të ftojmë çdo demokrat, çdo koleg, çdo ish-koleg, çdo qytetar, çdo intelektual, çdo të ri dhe të re që është i zhgënyer nga ky vend, nga ky sundim, nga këto aleanca të turpit që diku e ka emrin rilindje, diku e ka emrin republikë e re, diku e ka dashuri dhe qetësi.

Përmes një deklarate për mediat, Topalli deklaroi se prej 26 majit, edhe zyrtarisht, kjo nuk eshte Partia Demokratike e Dhjetorit ,90. Topalli akuzon Bashën se po zhbën PD dhe se axhenda e tij në krye të kësaj partie është terësisht personale.

“E kam ditur qe ne fillim, disa here edhe e kam shprehur me rezerva, se Lulzim Basha po zhbente Partine Demokratike, se ai kurre nuk ka luftuar per asnje fitore te Partise Demokratike dhe se e vetmja axhende e tij ka qene ajo persona”.

Ajo thotë se nga dita qe qe u vu ne krye te PD-se, Lulzim Basha nuk i konsideroi kurre anetaret e thjeshte si aksionere te PD, por e perdori logon e opozites si ndermarrje private biznesi me aksionere familjar. Dhe për ta mbyllur analizën e saj, Topalli është e mendimit se Basha nuk ndryshon nga Rama dhe as republika e re nga rilindja.

Edhe pse Basha e privoi nga e drejta për të kërkuar një mandat të shtatë si deputete, Jozefina Topalli garanton se do të vazhdojë të jetë në politikë për tu ngritur edhe jashtë parlamentit kundër çdo padrejtësie.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button