☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 103.79 ▲3.67%
ARI 4,704 ▼2.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,240 ▼ -1% ETH $2,097 ▲ +0.14% XRP $1.3260 ▼ -0.79% SOL $79.4100 ▼ -4.22%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 103.79 ▲3.67 % ARI 4,704 ▼2.27 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 103.79 ▲3.67 % ARI 4,704 ▼2.27 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

Konkursi i UEFA-s, propozoni sloganin për autobusin e Kombëtares

Pas hedhjes së shortit dhe nisjes së procesit të shitjes së biletave, UEFA mirëpret edhe propozimet e tifozëve për sloganet të cilat do të vendosen në autobusët e Kombëtareve pjesëmarrëse në EURO 2016.

Kombëtaret do të kenë autobusët e personalizuar për lëvizjet në stërvitje, hotele apo në stadiumet ku do të luajnë. Por, siç është bërë traditë, autobusët duhet të kenë edhe një slogan.

Kështu, tifozët shqiptarë, me një regjistrim të thjeshtë në hapësirën dedikuar Kampionatit Europian në faqen e UEFA-s, në seksionin “Fan Zone” kanë mundësi të propozojnë një slogan për autobusin e Kombëtares kuqezi.

“Një Komb, një Kombëtare” është vetëm njëra nga të shumtat thirrje që kemi hasur në stadiumet ku kanë luajtur kuqezinjtë, por që në të njëjtën kohë mund të bëjnë edhe si slogane për autobusin me të cilën do të transportohen lojtarët tanë.

Ka disa rregulla për sloganin që do të propozoni, por më të rëndësishme janë dy. E para: Duhet patjetër të jetë në gjuhën shqipe, pasi bëhet fjalë për Kombëtaren shqiptare (siç pranohen vetëm në italisht propozimet për Kombëtaren italiane, etj); dhe e dyta: Nuk duhet të jetë më e gjatë se 85 karaktere.

Propozimet janë vetëm faza e parë e konkursit, pasi e dyta ka të bëjë me votimin. Më 18 prill të vitit të ardhshëm, UEFA do të zgjedh tre slogane dhe ajo që merr më së shumti vota do të jetë edhe në autobusin e Shqipërisë.

Slogani fitues do të bëhet publik më 2 maj 2016.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.