Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 95.14 ▼3.62%
ARI 5,021 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,959 ▲ +3.54% ETH $2,279 ▲ +8.65% XRP $1.4792 ▲ +3.99% SOL $93.8600 ▲ +6.88%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 95.14 ▼3.62 % ARI 5,021 ▼0.8 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 95.14 ▼3.62 % ARI 5,021 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Politika

Korridori Blu dhe Adriatiko-Jonian, projekte strategjike për vendet e Adriatikut

Korridori Blu dhe Korridori Adriatiko-Jonian, janë dy projekte rajonale që lidhin strategjikisht Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kroacinë.

Në takimin Trilaterat të Adriatikut mbajtur sot në Durrës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejčinović Burić, si edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanovic ranë dakord që vendet të përqendrohen në stimujt dhe mundësitë që do të ndihmonin në përshpejtimin e fazave të zbatimit dhe të punojnë së bashku për të dhënë mbështetjen financiare për të dy projektet.

Ministrat informuan për projektet aktuale dhe të ardhshme si pjesë e agjendave kombëtare në infrastrukturë, energji dhe turizëm. Ministrat thanë se një bashkëveprim më i mirë midis vendeve pjesëmarrëse në këtë pjesë të Evropës Adriatike, është me interes të përbashkët. Për këtë qëllim, ministrat përsëritën domosdoshmërinë dhe inkurajuan platformat e përbashkëta të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme kombëtare, në mënyrë që të koordinohen veprimet në mbështetje të projekteve me interes të përbashkët.

Duke rikujtuar Deklaratën e Përbashkët të miratuar në takimin e parë në Split, Kroaci, më 10 shkurt 2017, Ministrat riafirmuan rëndësinë e kësaj platforme strategjike të bashkëpunimit midis tre vendeve, si një mekanizëm të vlefshëm që kontribuon në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës Juglindore.

Shqipëria dhe Kroacia përgëzuan Malin e Zi për anëtarësimin në NATO. Në këtë drejtim, ministrat shprehën kënaqësinë dhe theksuan rëndësinë e zgjerimit të NATO-s përgjatë bregut të Adriatikut. Përveç kësaj, kjo do të rrisë sigurinë dhe stabilitetin e Evropës Juglindore dhe do të inkurajojë kandidatët e tjerë që të vazhdojnë me agjendat e tyre të reformave, të cilat do të mbështeten plotësisht nga të tre vendet.

Ministrat diskutuan sfidat aktuale globale të sigurisë. Ata theksuan rëndësinë e bashkimit të forcave, së bashku me anëtarët e tjerë të Aleancës për t’u bërë ballë kërcënimeve që i kanosen stabilitetit dhe sigurisë së zonës Euro-Atlantike.

Ministrat i kushtuan vëmendje të veçantë sfidave që synojnë të pengojnë integrimin euroatlantik të Evropës Juglindore. Ata arritën në përfundimin se komunikimi strategjik dhe proceset integruese të besueshme duhet të përshpejtohen me qëllim që t’i kundërvihen këtyre ndikimeve dhe të forcojnë elasticitetin duke konsoliduar stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindore.

Ministrat theksuan rëndësinë e madhe të zgjerimit evropian në Ballkanin Perëndimor si shtysën më të madhe drejt rritjes së prosperitetit dhe sigurisë së të gjithë zonës. Ministrat e Kroacisë dhe Malit të Zi shprehën mbështetje të plotë për hapjen e shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë.

Ministri riafirmoi se stabiliteti dhe siguria janë parakusht kryesor për zhvillimin e përgjithshëm në Evropën Juglindore.

Ministrat përsëritën edhe një herë se takimi trelateral i Adriatikut është një shembull i shkëlqyer se si vendet që ndajnë të njëjtin qëndrim, mund të bashkojnë përpjekjet e tyre, për të ndërvepruar më mirë për agjendën e përbashkët rajonale, si dhe për të adresuar në mënyrë efektive sfidat e brendshme dhe të jashtme në Evropën Juglindore.

Në takim u ra dakord që takimi trelateral i Adriatikut të mbahet në Malin e Zi, në vitin 2018.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.