🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.42 ▲6.29%
ARI 4,611 ▼4.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,643 ▼ -3.69% ETH $2,050 ▼ -4.77% XRP $1.3158 ▼ -3.36% SOL $79.0900 ▼ -6.45%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,611 ▼4.2 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,611 ▼4.2 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

Kosova, javën e ardhshme në UEFA

Të martën e ardhshme, Federata e Futbollit të Kosovës do të jetë anëtare e UEFA-s. Kjo është ajo që publikohet në media të ndryshme serbe, sipas të cilave, qeveria e futbollit evropian ka vendosur të ndryshojë statutin e saj në Kongresin që do të mbajë në Budapest, për të favorizuar anëtarësimin e Kosovës, gjë të cilën ato e cilësojnë një skandal.

Statuti i UEFA-s parashikon që federata e një vendi bëhet anëtare e saj nëse ai shtet njihet nga të gjithë vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara. Media serbe thekson se UEFA do të bëjë një propozim për të zëvendësuar këtë frazë me “njohjen e shtetit nga pjesa më e madhe e shteteve në Evropë”.

Kosova tashmë njihet nga pjesa më e madhe e shteteve të Evropës, gjë që i hap rrugën drejt UEFA-s për t’u bërë anëtarja e 55 e saj. Në të njëjtën kohë ajo do të ketë mundësinë të marrë pjesë edhe në kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018” në një grup me Kroacinë, Turqinë, Islandën, Finlandën dhe Ukrainën.

Ndërkaq, mësohet se një delegacion i Federatës Serbe të Futbollit ndodhet në Nion të Zvicrës për të fituar mbështetjen e presidentit të UEFA-s, Teodor Teodorakis, në tentativën për të penguar hyrjen e Kosovës në këtë organizatë. Në të njëtjën kohë mendohet se Federata Serbe e Futbollit do të përdorë të njëjtën strategji si në rastin e pengimit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.