🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 107.96 ▲7.83%
ARI 4,652 ▼3.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,379 ▼ -3.15% ETH $2,036 ▼ -4.46% XRP $1.3104 ▼ -2.96% SOL $78.9600 ▼ -5.2%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.96 ▲7.83 % ARI 4,652 ▼3.35 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.96 ▲7.83 % ARI 4,652 ▼3.35 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kosova ka realizuar mbi 68 për qind të MSA-së për vitin 2018

Ministrja e Kosovës për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, deklaroi të premten se Kosova ka përmbushur mbi 68 për qind të programit kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) me BE-në për vitin 2018, raporton Anadolu Agency (AA). 

Në një konferencë për mediat në Prishtinë, ministrja Hoxha tha se janë tejkaluar pritjet për 60 për qind të realizimit, për të shtuar se në fund të vitit, përqindja e realizimit ka qenë 68.23 për qind. 

Siç tha Hoxha, në përputhje me planet e dakorduara më parë me BE-në për zbatimin e MSA-së, në vitin 2019 pritet të realizohen 73 për qind, ndërsa në vitin 2020, 80 për qind e programit. 

“Sipas raporteve të fundit që kemi, zbatimi i ERA 1 (agjenda e reformave evropiane) është rritur në 74.07 për qind, ndërsa ERA 2 është në procesin e finalizimit dhe lëviz përpara me implementimin”, tha Hoxha. 

Ministrja për Integrime Evropiane, tha se fondet IPA, që janë një instrument për asistencë para-aderuese me të cilat mbështeten vendet kandidate dhe kandidatet potenciale për anëtarësim në BE, janë rritur, kështu që në vitin 2017, Kosovës i shin ndarë 73 milionë euro, ndërsa në vitin 2018, 90.5 milionë euro. 

Hoxha tha se fondet IPA për vitet 2019 dhe 2020 do të kapin shifrat prej 200 milionë euro. 

“Kemi realizuar shumë takime koordinuese për investime në Ballkanin Perëndimor. Ky është një proces shumë i rëndësishëm në të cilin Kosova vazhdimisht ka marrë projekte të rëndësishme infrastrukturore me vlerë qindra milionë euro. Këtë herë, në raundin e 21-të të aplikimit, vlera e projekteve infrastrukturore tejkalon vlerën prej 250 milionë euro”, tha Hoxha, duke shtuar se vlera e projekteve për trajtimin e ujërave të zeza dhe për ujë të pijshëm në Kosovë, tejkalon shumën prej 400 milionë euro. 

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për datën e heqjes së vizave, ministrja Hoxha tha se nuk ka një datë të caktuar pasi BE-ja është në prag të zgjedhjeve parlamentare. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.