☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.57 ▲4.44%
ARI 4,705 ▼2.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,617 ▼ -2.31% ETH $2,055 ▼ -2.27% XRP $1.3135 ▼ -2.53% SOL $79.0900 ▼ -5.3%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.57 ▲4.44 % ARI 4,705 ▼2.26 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.57 ▲4.44 % ARI 4,705 ▼2.26 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

Kosovë-Spanjë: Pas politizimit të shortit për botërorin, reagon Ministria e Jashtme e Spanjës 6 orë para

Burimet e gazetës spanjolle, Cadena Ser pohojnë se Federata e Futbollit të Spanjës po shqyrton formulat që do të negociojë me FIFA-në, e cila do të lejon zgjidhjen e problemeve (vizat, flamurin dhe himnin) me Kosovën siç kishte bërë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Grupi në të cilin Kosova do të luajë fazën kualifikuese të Kupës së Botës Katar është i thjeshtë për sa i përket sportit, por shumë i ndërlikuar politikisht, citon El Pais.

Nga pesë vendet që e përbëjnë grupin, vetëm një, Suedia, e njeh diplomatikisht Kosovën; tre të tjerë, Spanja, Greqia dhe Gjeorgjia, nuk e njohin pavarësinë e vendit tonë, transmeton Telegrafi.

Spanja ka qenë veçanërisht e kujdesshme në këtë çështje në mënyrë që të mos krijojë një precedent dhe kjo i ka shkaktuar asaj më shumë se një dhimbje koke.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Arancha Gonzalez Laya, siguroi përmes një deklarate se kjo çështje “zgjidhet me rregullat e FIFA-s, të cilat nuk janë ato të së Drejtës Ndërkombëtare”.

Në Lojërat Mesdhetare në Tarragona, në verën e vitit 2018, sportistët e Kosovës parakaluan nën flamurin e Komitetit Olimpik të vendit të tyre dhe morën vizat e tyre në një formë të veçantë nga pasaporta e tyre. Nga ana e tyre, karateistët kosovarë morën pjesë në Kupën e Botës të mbajtur në Madrid në nëntor të të njëjtit vit, por ata u identifikuan si anëtarë të Federatës Botërore të Karatesë, pa ndonjë referencë për vendin e tyre.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) e kërcënoi Spanjën që të mos i jepte asaj organizimin e ndonjë gare ndërkombëtare nëse nuk lejonte simbolet e Kosovës. Megjithëse qeveria spanjolle tha se ishte e gatshme të lejonte përdorimin e himnit dhe flamurit të Kosovës, UEFA vendosi në shkurt të vitit 2019 që Zvicrës t’i sjellë fazën kualifikuese të ekipit evropian të futbollit nën moshën 17-vjeçare për shkak të pengesave me vendin ballkanik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.