🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,598 ▲0.24%
DOW 46,467 ▼0.08%
NASDAQ 21,993 ▲0.52%
NAFTA 112.78 ▲1.11%
ARI 4,696 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,370 ▲ +3.75% ETH $2,145 ▲ +5.57% XRP $1.3460 ▲ +4.37% SOL $82.4600 ▲ +4.45%
S&P 500 6,598 ▲0.24 % DOW 46,467 ▼0.08 % NASDAQ 21,993 ▲0.52 % NAFTA 112.78 ▲1.11 % ARI 4,696 ▲0.35 % S&P 500 6,598 ▲0.24 % DOW 46,467 ▼0.08 % NASDAQ 21,993 ▲0.52 % NAFTA 112.78 ▲1.11 % ARI 4,696 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

Krasniqi pyet: Flamuri shqiptar jo në Beograd, ai serb gjithandej nëpër Kosovë?!

krasniqi-pyet-flamuri-shqiptar-jo-n-euml-beograd-ai-serb-gjithandej-n-euml-p-euml-r-kosov-euml_hdIsh- kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i është kundërpërgjigjur ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, duke i thënë se “serbët për të gjitha të bëmat e tyre nuk e kanë pranuar fajin asnjëherë”.

Ai më përmes rrjetit social Facebook, duke iu referuar serbëve ka shkruar se “ju nuk mund ta përmbushni asnjë vlerë evropiane”.

Më poshtë e keni postimin e plotë të Krasniqit:

Daçiq: “Serbia nuk mban asnjë përgjegjësi për ndërprerjen e kësaj ndeshje”.

Po Daçiq, Serbia nuk mban përgjegjësi për shkatërrimin e Jugosllavisë! Nuk mban përgjegjësi për politikat shfarosëse të gjenocidit të ndjekura nga Serbia e Federata Jugosllave në Kosovë , nuk mban përgjegjësi për luftërat shkatërrimtare të zhvilluara në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë . Serbia nuk është fajtore për shovinizmin e egër që kultivohet nga udhëheqësit serb edhe sot e kësaj dite. Serbia nuk ka faj pse nuk ka kuraje ta pranoj botërisht fajin për gjenocidin e ushtruar në hapësirat e ish Jugosllavisë . Serbia, nuk ka faj për barbarinë e ushtruar mbi lojtarët shqiptar dhe jo vetëm nga huliganet e shfrenuar, por edhe nga ata që duhet t’i mbronin lojtarët e ekipit të Shqipërisë.

Sipas logjikës suaj: Flamuri i shqiptarëve dhe i Shqipërisë nuk benë të valoj mbi Beograd, ndërsa flamuri i Serbisë mund të valoj gjithandej nëpër Kosovë?!

Ju që nuk mund ta pranoni fajin e shkaktuar në një ndeshje futbolli, kur do ta pranoni fajin për gjenocidin e shkaktuar kundër të gjithë jo serbëve në hapësirat e ish Jugosllavisë? Ju nuk mund ta përmbushni asnjë vlerë evropiane.

Ne jemi të bindur se Serbia e udhëhequr nga nxënësit dhe bashkëpunëtoret e Millosheviqit, nuk mund të merr dhe as duhet të merr rrugëtimin kah integrimi në vlerat evropiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.