☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 23 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
₿ CRYPTO
BTC $77,244 ▼ -0.13% ETH $2,440 ▲ +0.46% XRP $1.5048 ▲ +1.54% SOL $95.0800 ▲ +0.6%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
23 Aug 2026
Breaking
Bota

Kremlini: Bota, më e rrezikshme; Putin: Rusët, martirë në raste lufte bërthamore

Një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi planet për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Traktati i armëve bërthamore, Kremlini ka reaguar këtë të hënë duke theksuar se, bota do të jetë më pak e sigurtë nëse Uashingtoni e përmbush planin.
Traktati “INF” është nënshkruar në vitin 1987 nga ish-presidenti amerikan Ronald Reagan dhe ish-udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, në fundin e Luftës së Ftohtë mes dy superfuqive.

“Hapa të tillë, nëse ndërmerren do ta bëjnë botën më të rrezikshme”, tha zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, i cili refuzoi pretendimet e presidentit amerikan Trump se Rusia e ka shkelur traktatin e vitit 1987.

“Ne kurrë nuk kemi për të sulmuar të parët dikë, – shtoi më tej Peskov përpara gazetarëve. – Ne nuk ndihemi në pozicionin, ku të besojmë se kemi të drejtën t’i japim goditjen e parë dikujt”.

Thënë këtë, zëdhënësi i Kremlinit garantoi se Rusia nuk do të godasë e para askënd, edhe në rast se do të kërcënohej me sulm bërthamor. Reagimi i tij vjen pas fjalëve të presidentit Vladimir Putin se, rusët do të shkonin “në parajsë” si martirë, në rast të një lufte bërthamore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.