Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës
Nga Ylli Pata
Tentativa e flotiljes pro-Palestineze për ta future në rrezen e aksioneve të tyre politike “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri, duket nuk pati rezultatin e pritur prej tyre.
“Global Sumund Flotilla”, një organizatë e fuqishme pjesë e së majtës blobale dërgoi në brigjet e Vlorës një pararojë të vogël me 3 varka në aksionin e tyre që kërkon ta kthejë rastin e Sazanit, në një kauzë paralele apo të lidhur me Gaza-n.
Duket qartë se synimi ishte se nëse misioni rikonjicion i pararojës, do të pasonte sipas të gjitha gjasave instalimin e një flote gjigande anijesh me vela përballë Gjirit të Vlorës, si një protest shumë me shumë peshë publike sesa ajo që po zhvillohet prej thuajse 3 muajsh para kryeministrisë në Tiranë.
Gjërat, duket nuk kanë ecur siç i kanë pritur organizatorët e flotiljes, jo thjesht si pasojë e përballjes publike me zyrtarët e qeverisë shqiptare në Vlorë.
I vetmi mbulim mediatik i këtij aksioni ka ardhur nga Al Jazeera, televizioni global me qendër në Doha të Katarit, i cili njihet si një media shumë kritike me Izraelin.
Dukej qartë në parullat që mbanin varkat e flotiljes propalestineze që i mëshonin një gjuhe aggressive ndaj izraelitëve, ku mbizotëronte diskursi i njohur kundër “sionistëve”.
Sipas të gjitha gjasave, kemi të bëjmë me një lëvizje jo të vogël, apo një distancim i të majtëve europianë, në këtë aksion në Shqipëri.
Ndërkaq, nga SHBA, përkatësisht nga e majta radikale amerikane ka ardhur gjithashtu një sinjal i fortë politik, i cili mund të ketë rezonancën e saj edhe në skenën e zhvillimit global të “Flamingo Revolution”.
Personazhi politik më i rëndësishme i së majtës amerikane, kongresmenja AOC(Alexandria Ocasio-Cortez), në një intervistë në televizionin kombëtar amerikan ABC, ka folur për braktisjen e kulturës apo diskursit Woke nga demokratët që tani e tutje.
Intervistë, e cila prej një jave kur ka dalë ka tronditur mjedisin politik jo vetëm në SHBA po edhe në Europë. Ku po flitet nga analistët kryesorë të politikës se kemi të bëjmë me një mbyllje të fortë kapitulli e hapjen e një stine të rë politike.
“Do flasim për ekonominë”, tha ylli në ngjitje i së majtës radykale të SHBA, e cila është zgjedhur deputete në distriktin 14 në New York, aty ku jetojnë edhe një numër i konsiderueshëm shqiptarësh. Por që shumica e tyre votojnë në distriktin 15, ku kanë zgjedhur demokratin Ritchie Torres, i cili ka zëvendësuar të ndjerin Eliot Engell.
AOC, edhe pse shumë e re, 35 vjeç është një figurë autoritare e së majtës amerikane. Ajo konsiderohet si kyçe në propozimin e zgjedhjen e Zoran Mamdanit si kryebashkik i New York-ut, që ka shkaktuar një lëkundje të madhe tektonike në të majtën amerikane. Alexandria Ocasio-Cortez, po shikohet si një kandidate potenciale e demokratëve në garën e vitit 2028 për Presidente të SHBA. Nëse qëllojnë analizat e mjaft gazetarëve të njohur se AOC, e cila është e njohur për pozicionet radikale, po shkon drejt qendrës, atëherë kjo politikë do të ketë impakt edhe në fushatën e midtermit në nëntor, ku rinovohet gjysma e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit Amerikan.
Ku sipas kësaj logjike, fushata do të përqëndrohet tek ekonomia, çmimet, përoblemet reale e më pas të tjerat.
Nëse kjo ndodh, atëherë “Autumn Storm” nga CNN dhe gjigandët për “Fenicotteri”-t e Tiranës, mund të mos prekë brigjet apo bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gjithashtu, po në vjeshtë pritet që në Tiranë të vijë ambasadori i ri i SHBA-së, gjenerali Eric Wendt, i cili sipas të gjitha gjasave do të ketë një qëndrim në lidhje me përdorimin politik të familjes presidenciale amerikane në revolucionin e flamingove.
Po çfarë mund të sjellë ky i ashtuquajtur “izolim” për protestën që edhe pse ka pasur ridimensionim në numër e jo një ngjizje politike?
Edhe pse duket një defekt, në realitet është një bekim. Pasi e kthen një protestë apo kontestim politik real, në një betejë politike shqiptare.
E cila nuk ka më mundësi që të lëvizë pa bosht duke u përdorur si një revoluxion proxy sa i të majtës globale, sa islamit politik që ka probleme në Lindjen e Mesme, port ë përqëndrohet në Tiranë.
Në politikën reale, ku pa pasur nevojën e folësve ambulantë, e kauzave që shpiken nga nervat e mëngjesit, të ndërtojnë një lëvizje politike reale. Lëvizje, e cila kërkon procesin e kohën e saj, por në realitet i ka gjasat që të ngjizet e të kthehet në një agora nga poshtë lart. Së paku shansi është, madje me largimin e “mjeshtrave” të huaj, hapet një mundësi për të gjithë ata aktorë vendas, intelektualë apo edhe politikanë që e kanë mbështetur publikisht, por nuk kanë marrë pjesë se nuk i kanë ftuar.
Nga ana tjetër, edhe kundërshtarët e hapur të Edi Ramës nga e majta që janë rreshtuar me flamingot, është mundësia të zbresin në fushën politike që të bëjnë një opozitë që nis nga e majta e përfundon tek eksponentët e islamit politik.
Të cilët e kanë një kauzë të përbashkët: të rrëzojnë Edi Ramën, por që duhet të gjejnë edhe alternativën e fytyrën e opozitës së re që do ta kryejë këtë mission. Natyrisht edhe lidershipin.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.