☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.80 ▼3.19%
ARI 3,911 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,612 ▲ +1.09% ETH $2,308 ▲ +1.84% XRP $1.2601 ▲ +0.91% SOL $95.5200 ▲ +0.06%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.80 ▼3.19 % ARI 3,911 ▲0.31 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.80 ▼3.19 % ARI 3,911 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Mbledhja me drejtuesit politikë në Pogradec, Rama: Do krijohet platforma “Pasqyrë Albania”, zgjidh hallet e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar pikat që janë diskutuar në mbledhjen me 12 drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, bashkë me kryetarët socialistë të Komisioneve Parlamentare.

Përmes një video të shpërndarë në Facebook, nga qyteti i Pogradecit, Rama thekson se në takim është diskutuar për programin “Besa” dhe aneksin e tij, “Prania Besnike”.

“Nga Pogradeci kur dielli po perëndon mbi liqen, aty ku Lasgushi gjente frymëzimet e veta magjepsëse dhe aty ku ne u përpoqëm të mbledhim së bashku reflektimet e një periudhe pushimesh aktive e lidhur me sezonin e ri politik. Kemi diskutuar për Besën, kemi diskutuar për Praninë Besnike, kemi diskutuar për ekosistemin e ri të komunikimit të qeverisë, jo në kuptimin thjesht të komunikimit publik, por të komunikimit me qytetarin”, shprehet kryeministri.

Sipas kryeministrit, gjithashtu është diskutuar për inicimin e një platforme të quajtur “Pasqyrë Albania” ku përmes së cilës qytetarët do të kërkojnë të shtrojnë problematikat e tyre dhe të marrin zgjidhje për to.

“Kemi diskutuar edhe për pasqyrën unike, ‘Pasqyrë Albania’, ku qytetarët do të kenë të pranishëm të gjithë institucionet dhe ku ambicia është që më herët se vonë të arrijmë pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale, statusi i të cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi dhe nga ana tjetër shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe çdo shkelje afati shihet me lupë”, tha më tej kryeministri Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.