⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 84.72 ▼2.45%
ARI 4,094 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,440 ▲ +0.32% ETH $2,102 ▼ -0.21% XRP $1.0885 ▼ -0.12% SOL $85.5500 ▼ -1.04%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.72 ▼2.45 % ARI 4,094 ▼0.51 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.72 ▼2.45 % ARI 4,094 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Bota

KREMONA – Stuhia shkakton dëme të mëdha në 10 kisha dhe 10 000 makina

KREMONA, 29 gusht /ATSH-ANSA/ – Qyteti i Kremonës në Itali po përballet me pasojat e një stuhie të fuqishme me breshër, e cila goditi zonën pasditen e djeshme dhe brenda vetëm 10 minutash shkaktoi dëme të mëdha materiale.

Mbi 40 persona u plagosën, por asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.

Në total, 43 persona u trajtuan në urgjencën e spitalit të Kremonës për pasojat e motit të keq.

Shumica e tyre janë larguar nga spitali, një person mbeti nën vëzhgim, ndërsa katër pacientë me trauma u shtruan për trajtim.

Sipas mjekëve, dëmtimet kryesore kanë qenë trauma të shkaktuara nga rrëzimet ose nga përpjekjet për t’u mbrojtur nga breshëri, kryesisht në kokë dhe në duar.

Në katër raste u konstatuan fraktura të femurit.

Stuhia shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesa.

Dhjetëra shtëpi dhe pallate kanë mbetur pa çati, ndërsa të paktën tetë familje janë evakuar nga banesat e tyre.

Stabiliteti i disa ndërtesave të tjera duhet ende të verifikohet.

Të paktën 10 kisha janë dëmtuar, mes tyre edhe Katedralja e Kremonës.

Qendra historike e qytetit është goditur rëndë, ndërsa mijëra pemë janë rrëzuar dhe rrugët janë mbushur me çati, tjegulla dhe gurë.

Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në automjete, me të paktën 10 mijë makina të dëmtuara nga breshëri.

Një nga zonat më të prekura është edhe panairi i Kremonës, ku tre nga katër pavijonet kanë pësuar dëmtime.

Probleme janë raportuar gjithashtu nga shumë biznese dhe kompani bujqësore, strukturat e të cilave janë goditur nga moti i keq.

Zjarrfikësit kanë kryer rreth 100 ndërhyrje, ndërsa vullnetarët e Mbrojtjes Civile janë angazhuar në operacionet e pastrimit dhe të sigurisë.

Në mëngjes pritet të zhvillohet një takim mes administratës vendore dhe Mbrojtjes Civile për të vlerësuar situatën dhe për të koordinuar ndërhyrjet e mëtejshme./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.