🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 110.42 ▲10.29%
ARI 4,640 ▼3.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,145 ▼ -3.47% ETH $2,032 ▼ -4.71% XRP $1.2967 ▼ -4.14% SOL $78.4200 ▼ -5.95%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 110.42 ▲10.29 % ARI 4,640 ▼3.6 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 110.42 ▲10.29 % ARI 4,640 ▼3.6 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Krishtlindja në Betlehem, qyteti gdhihet i qetë pavarësisht dhunës në rajon

Të krishterët në mbarë botën festojnë Krishtlindjen, por në Betlehemin simbol të kremtes, atmosferën e gëzueshme të festave e errësoi disi dhuna e ripërtërirë izraelito-palestineze. Ka drita, ka këngë krishtlindjeje, e megjithatë nuk mungon edhe një ndjesi e nëndheshme tensioni, tha një pelegrin britanik për “Associated Press”.

Në qytetin e shenjtë të Bregut Perëndimor, ku besohet se lindi Jezusi, ajo e djeshmja megjithatë ishte një natë e qetë. Kremtimi kryesor shkoi sipas planit, edhe pse turma e njerëzve thuhet të ketë qenë disi më e vogël sesa vitet e kaluara.

Festimet e përvitshme në sheshin e “Grazhdit” u zhvilluan të pashqetësuara, ndërsa në pjesë të tjera të qytetit, disa evente u anuluan, ndërsa ato që u mbajtën nuk ishin shumë pompoze. Më herët gjatë ditës së enjte, 3 palestinezë u vranë, ndërsa përpiqeshin sipas autoriteteve izraelite, të sulmonin pjesëtare të personelit të sigurisë në disa zona të Bregut Perëndimor.

Një palestinez i katërt humbi jetën, ndërsa përleshej me trupat hebreje. Dy roje izraelite të sigurisë dhe një ushtar mbetën të plagosur. Ky ishte sfondi, në të cilin pak më vonë, do të mbaheshin në Betlehem festimet e kërshëndellave.

Ndjesinë e një tensioni e frike në këto festa e përcollën edhe masat e shtuara të sigurisë në Vatikan, ku forcat e policisë ishin në gatishmëri të lartë e kryenin kontrolle të imtësishme. Askush nuk hyri në kishën më të madhe të krishtërimit, pa kaluar më parë përmes detektorëve të metaleve.

Në përpjekje për të treguar solidaritet me minoritetin e munduar të krishterë të Irakut, autoritetet në Bagdad organizuan sivjet një sërë eventesh kremtuese. Fishekzjarre janë lëshuar çdo natë këtë javë në brigjet e lumit “Tigër”, ndërsa babagjyshët kanë vizituar kampet lokale të refugjatëve.

Një pemë krishtlindjesh, sipas “Washington Post”, më e madhja në Lindjen e Mesme, është vendosur në një park argëtimi në qytet. Të gjitha këto përpjekje vijnë në mesin e shqetësimeve se, të krishterët në rajon përballen me një shtim të ndjeshëm të kërcënimeve nga ekstremizmi fetar dhe sektarizmi.

Indonezia ishte një nga vendet që i nisën të parat festimet e Krishtlindjes, edhe pse vetëm pak ditë më parë, autoritetet vendase dhanë alarmin nga sulmet e mundshme terroriste në periudhën e festave. Ndër 13 zonat e cituara si më të rrezikuarat ishte dhe Bali, ishulli ndoshta më i famshëm i vendit e një destinacion tepër i preferuar turistik.

Siç e do tradita, festimet e kësaj dite në Australi ishin në “Bondy Beach” me kapelat e kuqe të babagjyshit në kokë e rrobabanjo. Një pjesë e festuesve janë nga Europa dhe zgjedhin të lënë pas të ftohtin e kontinentit të vjetër, për një Krishtlindje që nuk ngjan me të tjerat.

Çudia e radhës erdhi ndërkohë përpara dy ditësh nga Somalia, qeveria e së cilës i ndaloi festimet e Krishtlindjes me argumentin se, ato mund të kërcënonin besimin mysliman të vendit.

Të tilla kremtime nuk kanë asnjë lloj lidhje me Islamin, tha një zyrtar i Ministrisë së Çështjeve Fetare, ndërsa agjencitë e sigurisë janë udhëzuar të qëndrojnë në gatishmëri për të ndaluar çdo grumbullim njerëzish në këtë ditë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.