🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,600 ▲0.26%
DOW 46,489 ▼0.03%
NASDAQ 22,001 ▲0.56%
NAFTA 112.90 ▲1.22%
ARI 4,699 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,381 ▲ +3.75% ETH $2,145 ▲ +5.48% XRP $1.3461 ▲ +4.53% SOL $82.4700 ▲ +4.49%
S&P 500 6,600 ▲0.26 % DOW 46,489 ▼0.03 % NASDAQ 22,001 ▲0.56 % NAFTA 112.90 ▲1.22 % ARI 4,699 ▲0.41 % S&P 500 6,600 ▲0.26 % DOW 46,489 ▼0.03 % NASDAQ 22,001 ▲0.56 % NAFTA 112.90 ▲1.22 % ARI 4,699 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Kriza BE-Turqi, jep dorëheqjen ambasadori i BE-së

Ambasadori i Bashkimit Europian në Turqi ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e konfirmoi një zyrtar i delegacionit të tij për agjencinë “Reuters” ditën e sotme, një muaj pasi ambasadori u thirri në ministrinë e Jashtme të Turqisë pas komenteve të tij kritike lidhur me menaxhimin e situatës së emigrantëve nga Ankaraja.

Dorëheqja e Hansjoerg Haber, vjen në momentin që marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë janë në një çastet e tyre më kritike, me Brukselin që po përpiqet që të vazhdojë të ketë bashkëpunimin e Turqisë në kontrollin e emigrantëve drejt Europës.

“Mund të konfirmojmë se Haber ka dhënë dorëheqjen. Ne nuk jemi në një pozicion për të komentuar mbi arsyet e këtij vendimi në këto momente”, tha një zyrtar i delegacionit të BE-së nga Ankaraja.

Komisioni Europian nuk bëri asnjë koment. Haber u thirrit në ministrinë e Jashtme turke në maj, ku Ankaraja u ankua për komentet që ai kishte bërë për marrëveshjen e Turqisë me BE-në për menaxhimin e krizës së emigrantëve.

Zyrtarët turq ishin ofenduar nga deklarata e tij se plani për të liberalizuar vizat me Turqinë, ishte pjesë e marrëveshjes së Ankarasë me Europën, por kjo marrëveshje kishte probleme në zbatimin e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.