Politika

Kriza politike, Këshilli i Europës nis dy raportues për të ndërmjetësuar zgjidhjen?

Vendimi i Këshillit të Europës për të mos hapur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë riktheu në qendër të vëmendjes krizën e thellë politike në të cilën ndodhet vendi.
“Armëpushimi” një mujor i heshtur i vendosur ndërmjet opozitës jo parlamentare dhe maxhorancës përfundoi dhe akuzuat u rikthyen shumë shpejt. Por, bashkë me to edhe vëmendja e ndërkombëtarëve për kapërcimin e krizës politike.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, ka mësuar se në datat 28-30 tetor në Tiranë do të mbërrijnë dy raportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Gjermani Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly nga Irlanda.
Sipas axhendës së dy parlamentarëve, diskutimet e tyre parashikohet të fokusohen në krizën politike, reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.
Gjatë vizitës së tyre ata do të zhvillojnë takime me kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçi, kryetarët e partive parlamentare dhe jo parlamentare dhe shoqërinë civile.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button