🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 107.83 ▲7.7%
ARI 4,645 ▼3.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,490 ▼ -2.81% ETH $2,040 ▼ -4.05% XRP $1.3104 ▼ -2.87% SOL $79.0900 ▼ -4.8%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.83 ▲7.7 % ARI 4,645 ▼3.48 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.83 ▲7.7 % ARI 4,645 ▼3.48 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kryeparlamentari Veseli nderohet me çmim në forumin WBAF në Stamboll

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është nderuar me çmimin “Udhëheqësi më i mirë i Evropës Juglindore për mbështetjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet digjitalizimit”, çmim i cili iu nda nga Forumi Botëror i Investitorëve Engjëj (World Business Angels Investment Forum-WBAF), që këtë vit mbahet në Stamboll të Turqisë.

Nga Kuvendi i Kosovës njoftojnë se në garën për këtë çmim konkurrente me Kosovën ishin disa vende të Evropës Juglindore, përfshirë Serbinë, Bullgarinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, por bordi i forumit WBAF vlerësoi Kosovën dhe kryeparlamentarin Veseli me vizionin më të qartë për zhvillimin e inovacionit dhe ekonomisë nëpërmjet digjitalizimit.

“Zonja dhe zotërinj, Forumi Botëror i Investitorëve është krenar për të njoftuar Shkëlqesinë e tij Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, si fitues të çmimit për ‘Udhëheqësin më të mirë të Evropës Juglindore në mbështetje të zhvillimit ekonomik përmes digjitalizimit’. Është nder ta prezantoj këtë çmim për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, i cili ka dhënë kontribut të çmuar dhe vizion të qartë si lider për mbështetjen e ideve dhe projekteve inovative në Kosovë”, u tha në prezantimin e çmimit për kryeparlamentarit Veseli, njofton Kuvendi i Kosovës.

Pasi mori çmimin para më shumë se 200 investitorëve global dhe përfaqësuesve të vendeve të ndryshme, Veseli tha se këtë çmim ia dedikon rinisë inovatore të Kosovës.

“Për vetëm 20 vjet kemi arritur të shndërrohemi nga një popull i të mbijetuarve në një popull të inovatorëve. Shteti ynë, ashtu si dhe bota në përgjithësi, sot më shumë se kurrë ka nevojë për shpirtin ndërmarrës dhe inovator. Unë do të jem gjithmonë aty për ta ndihmuar rininë e vendit tim për ta zhvilluar shtetin tonë”, ka deklaruar Veseli.

Ai i ftoi investitorët e pranishëm në këtë forum që të vizitojnë Kosovën dhe të shohin potencialet e shumta që ka vendi për investime në fusha të ndryshme, duke u siguruar se do të gjejnë bashkëpunëtorë të denjë në “shtetin më të ri” në Evropë.

Ndryshe, në Stamboll ka nisur Forumi Botëror i Investitorëve Engjëj, i cilësuar si komuniteti më i madh në botë i investimeve fillestare dhe tregjeve kapitale. Hapja e këtij forumi dyditor u realizua me pjesëmarrje të ministrave dhe burokratëve nga shumë vende, përfshirë ministrin turk të Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoğlu, presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

WBAF, në të cilin AA është “Partner Global i Komunikimit”, do të bashkojë qindra financues biznesesh të njohur si “investitorë engjëj”.

Tema e kongresit dyditor të këtij viti do të jetë “Lidhja e investitorëve engjëj me fondet e kapitalit privat për të inkurajuar inovacionin”, ndërsa do të përfshijë 23 seanca kryesore dhe 110 folës ndërkombëtarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.