🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 108.73 ▲8.6%
ARI 4,647 ▼3.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,397 ▼ -3.18% ETH $2,036 ▼ -4.64% XRP $1.3018 ▼ -3.81% SOL $78.6600 ▼ -5.51%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 108.73 ▲8.6 % ARI 4,647 ▼3.45 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 108.73 ▲8.6 % ARI 4,647 ▼3.45 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

Kukeli e Memushaj: Gjithçka me Rumaninë

Burim Kukeli dhe Ledian Memushaj ishin ndër lojtarët më të mirë nga radhët e “Kuqezinjve” në atë humbje dramatike me Francën.
Që të dy këta lojtarë dolën një ditë pas humbjes në konferencë për gazetarët, ku njëzëri thanë se tashmë vëmendja dhe e gjithë energjia duhet të përqendrohet tek ndeshja e fundit me Rumaninë.
“Mund ta kishim marrë një pikë me Francën. Rumania nuk është kundërshtar i lehtë. Kanë bërë ndeshje shumë të mira kundër Francës dhe Zvicrës. Duhet të tregojmë vlerat tona në fushë në maksimum për të arritur një fitore”, tha Kukeli.
“Duhet harruar ajo ndeshje (Franca) dhe kemi 3 ditë për të përgatitur ndeshjen me Rumaninë. Kemi një ndeshje shumë të vëështirë, por besoj se edhe atyre u duhet fitorja dhe besoj do të kemi më shumë hapësira në lojë”, shtoi Memushaj.
Sa i takon formacionit me Rumaninë, Memushaj thotë se është në dorë të trajnerit që të hedhë në fushë futbollistët që ai mendon se janë më mirë fizikisht.
“Mendoj vetëm të rekuperoj sa më mirë. Dje jemi lodhur shumë. Skuadra ka vrapuar shumë dhe tani kemi 3 ditë për të rekuperuar dhe kush është më mirë fizikisht i di trajneri. Edhe rumania besoj ka shpenzuar shumë energji në dy ndeshjet, ashtu si ne me Zvicrën dhe Francën”, deklaroi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.