🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲0%
ARI 4,562 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,238 ▼ -0.04% ETH $2,189 ▲ +0.38% XRP $1.4160 ▼ -0.01% SOL $86.5000 ▼ -0.35%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲0 % ARI 4,562 ▲0 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲0 % ARI 4,562 ▲0 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Politika

Kuko: Vizita e Kryeministrit Rama në Greqi është një investim. Diaspora shqiptare, levë e fortë

Deputetja e mazhorancës, Romina Kuko, e ka cilësuar vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Greqi si një hap të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Duke folur në emisionin “3D” të moderuar nga Alban Dudushi, ajo tha se pavarësisht çështjeve të hapura për t’u diskutuar, si deti apo pronat, ky takim mes dy kryeministrave është një investim në dialogun institucional dhe teknik, që synon afrimin dhe bashkëpunimin e mëtejshëm mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Vizita e Kryeministrit Rama në Greqi ishte një investim në marrëdhëniet diplomatike. Me Greqinë ka një dialog të vazhdueshëm në nivel institucional dhe teknik,” – u shpreh Kuko.

Ajo theksoi se marrëdhëniet me fqinjët janë gjithmonë të ndërlikuara dhe kërkojnë diskutime të vazhdueshme për çështje të hapura si deti apo pronat.

“Çështjet për t’u zgjidhur janë ato që dihen tashmë, si çështja e detit, problemet me pronat që nuk janë vetëm çështje të minoritarëve, por edhe të shqiptarëve. Por kjo nuk do të thotë që nuk ka afrim,” – tha Kuko.

Deputetja kujtoi edhe përvojën e saj si negociatore për çështjen e minoritetit gjatë kohës kur ishte pjesë e Ministrisë së Brendshme, duke vlerësuar gatishmërinë e palës greke dhe të Brukselit për bashkëpunim.

“Personalisht kam qenë negociatore për çështjen e minoritetit, në vendimet e Këshillit të Ministrave kur isha pjesë e Ministrisë së Brendshme. Mund të them se disponibiliteti i qeverisë greke dhe Brukselit ka qenë absolutisht i hapur dhe bashkëpunues,” – deklaroi ajo.

Kuko u ndal edhe te diaspora shqiptare në Greqi, duke e konsideruar atë si “një levë shumë të rëndësishme”.

“Shqipëria ka një levë shumë të rëndësishme në Shqipëri që është diaspora shqiptare. Është një kërkesë e ndërsjellë e shtetit shqiptar ndaj shtetit grek për çështje të caktuara që shteti grek duhet të kujdeset”, theksoi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.