☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,064 ▲ +0.27% ETH $2,068 ▲ +0.63% XRP $1.3199 ▲ +0.18% SOL $79.8500 ▲ +0.42%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kurti flet me emra, prezanton kabinetin e ri qeveritar. Vjosa Osmanit s’i besohet asnjë ministri

I mandatuari për postin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ka prezantuar sot kabinetin e ri qeveritar, që do të miratohet sot në Kuvend. Teksa pohoi dje se qeveria do të përbëhet nga 15 ministri, Kurti sot flet me emra. Siç raportojnë mediat kosovare, zëvendëskryeministri i parë do të jetë Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi.

Ministër i Punëve të Jashtme do të jetë, Glauk Konjufca, ndërsa ministër i Punëve të Brendshme, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu. Ministre të Drejtësisë nga radhët e LVV-së do të jetë, Albulena Haxhiun, ministër të Integrimeve Evropiane, Blerim Reka. Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin, ndërsa ministre e Ekonomisë, Rozeta Hajdarin, ndërsa dikasteri i Ministrisë së Shëndetësisë i është besuar Arben Vitisë.

Po ashtu mësohet se zëdhënësi i LDK-së dhe deputeti i legjislaturës së shtatë, Besian Mustafa tashmë e tutje do të jetë ministër i Bujqësisë, Anton Quni është nominuar për ministër të Mbrojtjes dhe Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit.

Dy gratë e propozuara për ministre, nga radhët e LDK-së janë, Vlora Dumoshi e cila do të jetë në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Hykmete Bajrami që do të udhëheqë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ndërkohë, në sy bie mungesa e emrit të Vjosa Osmanit, e cila nuk është në asnjë prej këtyre 15 ministrive. Kujtojmë se dje Osmani refuzoi postin e kryeparlamentares..

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.