Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 06 April 2026
S&P 500 6,601 ▲0.28%
DOW 46,600 ▲0.21%
NASDAQ 21,971 ▲0.42%
NAFTA 112.44 ▲0.81%
ARI 4,683 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,886 ▲ +3.73% ETH $2,165 ▲ +5.27% XRP $1.3502 ▲ +4% SOL $82.4100 ▲ +3.31%
S&P 500 6,601 ▲0.28 % DOW 46,600 ▲0.21 % NASDAQ 21,971 ▲0.42 % NAFTA 112.44 ▲0.81 % ARI 4,683 ▲0.08 % S&P 500 6,601 ▲0.28 % DOW 46,600 ▲0.21 % NASDAQ 21,971 ▲0.42 % NAFTA 112.44 ▲0.81 % ARI 4,683 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kurti u drejtohet në serbisht shtetasve serbë/ Flet për vizat, targat dhe aplikimin e Kosovës në KiE

Kryeministri Albin Kurti, nëpërmjet një videoje në gjuhën serbe, u është drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, liberalizimin e vizave dhe rritjen e interesimit për t’u pajisur me pasaporta dhe targa të Kosovës.
Ai shprehet se këtë javë ka mikpritur vizitën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Ne e dimë se anëtarësimi sjell avantazhe, veçanërisht për anëtarët e komuniteteve jo-shumicë, në kuptimin e qasjes në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Për këtë arsye ne i jemi përkushtuar aplikimit për anëtarësim si mënyra më e mirë për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të secilit në Kosovë”, thotë Kurti, në një postim në “Facebook”.

Ai thekson se këto vizita vijnë në kohën kur qytetarët e Kosovës po e pranojnë identitetin e tyre evropian, jo vetëm në aspektin e qeverisjes dhe shoqërisë, por edhe me shansin për t’u afruar fizikisht me fqinjët tanë evropianë për shkak të liberalizimit të vizave.

“Qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të vizitojnë familjet e tyre dhe të shohin nga afër kulturën e vendeve të rajonit Shengen, do të jenë të lirë të udhëtojnë pa viza nga 1 janari. Jemi të kënaqur që interesimi për përdorimin e kësaj mundësie po përhapet në të gjithë vendin, nga veriu në jug, me një rritje prej rreth 30% të aplikimeve për pasaporta biometrike këtë vit krahasuar me të kaluarin”.

Duke marrë parasysh se mbi 3260 pronarë të veturave nga fillimi i nëntorit e deri më tani kanë ndërruar targat e tyre me ato të Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti shprehet se vihet re interesimi për integrim dhe kuptojmë e dimë se e njëjta gjë është në interes të çdo qytetari të Kosovës.

“Të të gjithë neve. Së bashku. Në dritën e ngjarjeve të tilla të kohës së fundit, falënderoj të gjithë ata që treguan besim për një Kosovë më të mirë. Ju përshëndes shumë dhe ju uroj të gjitha të mirat”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.