Kosova

Kush është Albin Kurti, kryeministri i Kosovës

Albin Kurti, për vite të tëra ishte zëri i opozitës.
Por, që nga 3 shkurti i viti 2020 statusi i tij ka ndryshuar.
Ai mori besimin e deputetëve për të qenë kryeministër i  Kosovës.
Krejt kjo pasi që Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës arritën ujdi për bashkëqeverisje.

Por, Kurti është emri i njohur në skenën politike të Kosovë të paktën në dy dekadat e fundit.

I lindur në vitin 1975 në Prishtinë, emri i Albin Kurtit, u bë i njohur tek në vitin 1997.

Ai bashkë me një grup studentësh, po ju prinin protestave studentore kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Jo shumë kohë më vonë, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës nisi luftën kudër regjimit të Millosheviqit, Albin Kurti qëndroi në Prishtinë.

Ai u angazhua në përfaqësinë e UCK-së në kryeqendër, të cilën e kryesonte disidenti Adem Demaci, që kishte vuajtur plot 28 vjet burgim në burgjet serb.

Kurti e Demaci, disa herë kishin vizituar Shtabin e Përgjithshëm të UCK-së në Likoc.

Kah fundi i luftës, Albin Kurti, ishte arrestuar nga forcat serbe e ishte dërguar në Serbi.

Atje ishte dënuar me 15 vite burgim, ndërsa nga kjo kohë mbahet në mend kjo paraqitje para mediave nga ambientet e burgut.

Albin Kurti, këtu kishte refuzuar t’u përgjigjej pyetjeve të ministrit të drejtësisë së Serbisë.

Ai ishte liruar nga burgu në vitin 2001, ndërsa në Kosovë kishte vazhduar aktivitet në shoqërinë civile.

Bashkë me disa aktivist të tjrë, Albin Kurit, njihej si kundërshtar i ashpër i administratës së UNMIK-ut.

Më pas ai kishte themeluar Lëvizjen Vetëvendosje.

Kurti mbahet në mend edhe si kundërshtar i procesit të bisedimeve në Vjenë, ku po diskutohej për statusin final të Kosovë.

Gjithashtu e kishte kundërshtuar edhe pakon e Ahtisarit, madje këtë e kishte bërë përmes një proteste me 10 shkurt të 2007-es

Kjo protestë kishte eksluar në dhunë e ku kishin vdekur dy aktivitë të Vetëvendosjes.

Lëvizja Vetëvendosje, kundërshtimin ndaj institucioneve e kishte vazhduar edhe pas shpalljes së pavarësisë.

Por, garës zgjedhor të prirë nga Albin Kurti, i hynë tek në vitin 2010.

Në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje kishte fituar 14 vende në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Albin Kurti kishte fituar mbi 58 mijë vota.

Deputetët e Vetëvendosjes në këtë legjislaturë mbahen në mend si kundërshtar të ashpër të Hashim Thacit e qeverisë së tij.

Ndërkohë, Vetëvendosje garës zgjedhore i kishte hyrë edhe në vitin 2014.

Në këto zgjedhje ata fituan 16 deputet.

Ndërkohë, që mbahen në mend edhe për afrim me bllokun e partive që nuk donin të hynin në qeveri me PDK-në që kishte fituar zgjedhjet.

Kur, Isa Mustafa më pas u bë kryeministër Lëvizja Vetëvendosje filloi një kundërshtim të ashpër kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi.

Situata shkoi deri aty, sa edhe u hodh gaz lotsjellës në Kuvend.

Për këto veprime organet e drejtësisë lëshuan fletëarrest për Albin Kurtin, ndërsa ai qëndroi në arrati.

Kurit befashit u shfaq në protestën e 28 nëntorit të vitit 2015, ku në shesh ishin mbledhur mijëra qytetar.

Ai me paraqitjen e tij elektrizoi masën e pranishme.

E po këtë ditë, Albin Kurti edhe u arrestua në një operacion të forcave speciale në selinë e Vetëvendosjes.

Më pas Kurit ishte liruar, ndërsa kundërshtimin e kishte vazhduar në Kuvend duke hedhur gaz lotsjellës.

Për këtë çështje më vonë edhe është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim me kusht.

Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2017, Albin Kurti u shndërrua në njeriun me të votuar në Kosovë.

Ai kishte marr 143621 vota, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje fitoi 32 deputet.

Më pa kjo parti në vitin 2018 pësoi një tronditje kur 12 deputet të saj të prirë nga Dardan Molliqaj dolën nga partia.

Ata po kundërshtonin që Albin Kurit të bëhej kryetar në Lëvizjes Vetëvendosjes, pasi që i njëjti paraprakisht i’a kishte lënë vendin Visar Ymerit.

Pas rënies së qeverisë Haradinaj, Albin Kurit, u mundua të bëjë një koalicion parazgjedhor me LDK-në, por nuk u pajtuan për kandidatin për kryeministër.

Kurti, fitoj zgjedhjet e 6 tetorit ndërsa Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 220 mijë vota.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button