☁️
Tiranë 19°C · Vranët 06 April 2026
S&P 500 6,607 ▲0.37%
DOW 46,660 ▲0.33%
NASDAQ 22,003 ▲0.57%
NAFTA 110.80 ▼0.66%
ARI 4,708 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,586 ▲ +4.03% ETH $2,154 ▲ +5.67% XRP $1.3488 ▲ +4.8% SOL $82.3900 ▲ +3.91%
S&P 500 6,607 ▲0.37 % DOW 46,660 ▲0.33 % NASDAQ 22,003 ▲0.57 % NAFTA 110.80 ▼0.66 % ARI 4,708 ▲0.61 % S&P 500 6,607 ▲0.37 % DOW 46,660 ▲0.33 % NASDAQ 22,003 ▲0.57 % NAFTA 110.80 ▼0.66 % ARI 4,708 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kushtetuesja merr në shqyrtim rastin “Kokëdhima”

Gjykata Kushtetuese nisi shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike, e cila kërkon ndërprerjen e mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima, pasi sipas qëndrimit të saj, në 150 episode deputeti ka përfituar fonde publike në një kohë që ishte në konflikt interesi.

Sipas avokatit Ivi Kaso, i cili përfaqëson një të pesten e depuetëve të Kuvendit që kanë dërguar deputetin Kokëdhima në Kushtetuese, kjo gjykatë duhet të konstatojë papajtueshmëri në ushtrimin e mandatit të deputetit socialist, si edhe të kundërshtojë e ta konsiderojë anti-kushtetues një vendim të Kuvendit të këtij viti e cila vendosi të mos e dërgojë në Kushetuese çështjen “Kokëdhima”.

Avokati Kaso i tha gjykatës se Parlamaneti ka fshehur provat për deputetin socialist, ndërkohë që papajtueshmëria e mandatit njihet sipas përfaqësuesit ligjor të PD edhe në rastin e Ilir Beqajt.

Gjatë debatit gjyqësor, avokati i Kuvendit Alban Brati replikoi duke u shprehur se Gjykata Kushtetuese nuk ka juridiksion për ta shqyrtuar këtë kërkesë, pasi tagrin për të vënë në lëvizje këtë gjykatë e ka Kuvendi.

Në të njëjtën linjë qëndroi edhe përfaqësuesi ligjor i deputetit, avokati Artan Hajdari, i cili theksoi se duhet respektuar vendimi i Kuvendit i cili ka vendosur për të mos e dërguar këtë rast në gjykatë, e në këtë pikë, shtoi avokati, kjo çështje është mbyllur në Parlament.

Fakti që deputeti Kokëdhima ishte aksioner deri më shkurt 2014 nuk përbën papajtueshmëri, pasi kontratat janë lidhur përpara se ai të merrte mandatin e deputetit e për këtë nuk ka ngjashmëri me rastin Beqja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.