Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.22 ▲0.85%
ARI 4,448 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,226 ▲ +1.15% ETH $1,897 ▼ -0.27% XRP $0.9959 ▼ -0.6% SOL $75.7800 ▲ +0.33%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.22 ▲0.85 % ARI 4,448 ▼0.58 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.22 ▲0.85 % ARI 4,448 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

Kuvend/ Berisha: Mocion me debat me Ramën për protestën. Balla: Të sfidoj të dalësh sot në protestë, je i fundit që mund të flasësh

Protesta e qytetarëve kundër projektit të investimit në Zvërnec është kthyer në kryefjalë të debatit politik në Kuvend, ku mes përplasjeve të forta është kërkuar ngritja e një hetimi parlamentar dhe është hedhur poshtë kërkesa e opozitës.

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi qeverinë për injorim të protestuesve, duke kërkuar që kryeministri Edi Rama të paraqitet në Kuvend për dorëheqje ose mocion me debat. Sipas tij, situata përbën “akt tradhtie dhe cinizmi ndaj qytetarëve shqiptarë”, ndërsa theksoi se protestuesit kanë zhvilluar prej ditësh tubime me flamuj dhe kërkesa për të drejtat e tyre.

Berisha kërkoi gjithashtu ngritjen e një hetimi parlamentar, duke deklaruar se “zëri i qytetarëve nuk mund të mposhtet”, ndërsa paralajmëroi se ata që i injorojnë kërkesat do të përballen me reagim publik.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi kërkesën e opozitës të paargumentuar dhe jashtë procedurave parlamentare. Ai deklaroi se kërkesa nuk plotëson kriteret dhe nuk do të merret në shqyrtim, duke shtuar se në debat nuk u paraqit asnjë argument konkret.

Balla iu përgjigj ashpër akuzave të opozitës, duke e sfiduar Berishën të marrë pjesë në protestë dhe duke e akuzuar për qëndrime kontradiktore ndaj saj. Ai u shpreh se protestuesit kanë bërë edhe thirrje kundër liderit të opozitës, ndërsa shtoi se çështja po përdoret politikisht.

“Z.kryetar, kërkesa është e formuluar gabim dhe nuk merret në konsideratë. Nuk dëgjuam asnjë argument për kërkesën. Kërkesa nga grupi ynë parlamentar do rrëzohet. Kemi pasur diskutim të gjatë kuvetë deputetët kanë kërkuar që këto iniciativa ligjore të dëgjohen me përparësi, nuk dëgjuam asnjë argument që lidhet me kërkesën. I fundit që mund të flasë në emër të protestuesve është ky pelikani këtu.

Nëser do, të zbatosh, unë të sfidoj Sali Berisha sot pasdite shko në protestë. Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti. Nga ana e protestuesve e meritoj një falenderim, ata thonë Berisha në burg, unë e kam bërë një kallëzim për ty. I ftoj protestuesit ta marrin në shqyrtim”, deklaroi Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.