🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 31 August 2026
S&P 500 7,668 ▼0.57%
DOW 53,150 ▼0.77%
NASDAQ 26,266 ▼0.52%
NAFTA 85.70 ▲2.76%
ARI 4,470 ▼1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,058 ▼ -0.94% ETH $2,448 ▼ -1.1% XRP $1.3654 ▼ -2.75% SOL $102.5400 ▼ -3.92%
S&P 500 7,668 ▼0.57 % DOW 53,150 ▼0.77 % NASDAQ 26,266 ▼0.52 % NAFTA 85.70 ▲2.76 % ARI 4,470 ▼1.33 % S&P 500 7,668 ▼0.57 % DOW 53,150 ▼0.77 % NASDAQ 26,266 ▼0.52 % NAFTA 85.70 ▲2.76 % ARI 4,470 ▼1.33 %
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
31 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Kuvendi Studentor i UT-së: Provimet shtetërore të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe

Kuvendi Studentor i Universitetit të Tetovës kërkon nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut që provimi i jurisprudencës, provimi për për noter, provimi për përmbarues dhe provimet e tjera shtetërore profesionale të organizohen edhe në gjuhën shqipe, thuhet në njoftimin e Univesitetit të Tetovës.

“Në kërkesën drejtuar Ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari, Kuvendi Studentor thekson se kjo çështje i është adresuar disa herë gjatë dy viteve të fundit Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të tjera kompetente, por deri më tani nuk është gjetur një zgjidhje konkrete.

Studentët kërkojnë që provimet, materialet për përgatitje dhe të gjitha pjesët përbërëse të tyre të jenë në dispozicion edhe në gjuhën shqipe, duke vlerësuar se organizimi i tyre vetëm në gjuhën maqedonase krijon pabarazi dhe vështirësi shtesë për studentët shqiptarë, të cilët studimet i ndjekin në gjuhën shqipe.

Sipas kryetarit të Kuvendit Studentor, Gent Kurtishi, kjo çështje lidhet drejtpërdrejt me respektimin e së drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe, si dhe me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit. Në këtë drejtim, studentët kërkojnë zbatimin e plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke iu referuar veçanërisht nenit 23, paragrafëve 4 dhe 5.

“Nuk është e pranueshme që studentët që studiojnë në gjuhën shqipe të përballen me kushte të ndryshme gjatë përfundimit të procesit të tyre profesional. Gjuha e studimit duhet të jetë edhe gjuha në të cilën studenti ka mundësi të japë provimet profesionale shtetërore.” -theksohet në kërkesën e Kuvendit Studentor, të dorëzuar sot në Ministrinë e Drejtësisë.

Kuvendi Studentor vlerëson se mundësia për zhvillimin e këtyre provimeve edhe në gjuhën shqipe do të garantonte kushte të barabarta për të gjithë kandidatët, duke lehtësuar rrugëtimin e tyre drejt ushtrimit të profesioneve juridike dhe duke krijuar mundësi të barabarta për punësim dhe zhvillim profesional.

Studentët konsiderojnë se ekzistojnë si bazat ligjore, ashtu edhe mundësitë praktike për organizimin e provimit të jurisprudencës dhe provimeve të tjera shtetërore në gjuhën shqipe dhe maqedonase, si në pjesën teorike, ashtu edhe në atë praktike.

Në fund, Kuvendi Studentor i Universitetit të Tetovës i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë që të ndërmarrë masat e nevojshme dhe të japë një zgjidhje konkrete për këtë çështje, në mënyrë që të gjithë studentët dhe kandidatët të kenë trajtim dhe mundësi të barabarta në procesin e avancimit të tyre profesional”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.