☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.16 ▲4.04%
ARI 4,716 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,775 ▼ -1.81% ETH $2,071 ▼ -1.45% XRP $1.3129 ▼ -2.16% SOL $78.8800 ▼ -5.27%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kosova

Lajçak: Për momentin Kosova nuk e ka përkrahjen e aleatëve për formimin e Ushtrisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Mirsollav Lajçak, ka thënë se Bashkimi Evropian tashmë e ka bërë të qartë që taksa e vendosur nga Kosova për produktet me origjinë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina, duhet të hiqet menjëherë.

Ai gjithashtu ka folur edhe për nismën e transformimit të FSK-së në Ushtri, duke thënë se Kosova nuk e ka mbështetjen e aleatëve të saj për këtë.

“Në radhë të parë për taksën, Federica Mogherini dhe Johanes Hahn e kanë bërë të qartë që ai vendim duhet të tërhiqet, sepse nuk ka asnjë bazë”, ka thënë Lajcak për mediumin sllovak ‘SME’, transmeton Gazeta Express.

Lajçak për formimin e Ushtrisë ka thënë se Prishtina duhet ta ketë mbështetjen e aleatëve.

“Pozicioni i BE-së është i qartë që ushtria të bëhet në koordinim me institucionet dhe Kushtetutën, ata kanë thënë se duhet edhe mbështetje ndërkombëtare, gjë të cilën për momentin nuk e ka Kosova”, ka thënë ministri i jashtëm sllovak.

Sllovakia është njëra nga pesë vendet e BE-së, e cila vazhdon të mos e njohë Republikën e Kosovës si shtet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërkohë kanë dalë hapur në mbështetje të krijimit të Ushtrisë së Kosovës. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se krijimi i ushtrisë është hap pozitiv për Kosovën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.