🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,138 ▲ +0.21% ETH $2,052 ▼ -0.59% XRP $1.3117 ▼ -0.62% SOL $80.2200 ▲ +0.2%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

Lajm i mirë! Alvin Berisha nxirret nga kampi sirian i kurdëve

Vjen lajmi i mirë për vogëlushin shqiptar Alvin Berisha, i cili prej kohësh qëndronte në një kamp në Siri.

Në mediat në gjuhën arabe thuhet se vogëlushi shqiptar është nxjerr nga kampi nga “Gjysmë hëna siriane” në bashkëpunim me Kryqin e Kuq ndërkombëtar.

Mësohet se vogëlushi do të bashkohet me të atin në Itali, teksa është transferuar në një vend të sigurtë. Në operacionin e shpëtimit kanë marrë pjesë edhe autoritetet italiane dhe ato shqiptare.

Alvin Berishës, mbahej në një kamp në Siri, pasi u mor nga e ëma e cila u martua me një tjetër, pas largimit nga babai i 11-vjeçarit. Teksa i shoqi Afrim Berisha punonte, ndërkohë që kishin emigruar në Itali, ajo ishte shtëpiake dhe nëpërmjet internetit vendosi kontakte me imamë në Prishtinë dhe Shkup mes tyre edhe me luftëtarë të ISIS, deri kur në dhjetor të vitit 2014, u largua bashkë me djalin vjeçar nga Italia për në Siri.

Ajo fillimisht shkoi në Turqi pas një udhëtimi me avion dhe nga andej në Siri, ku ndryshoi identitetin dhe mori emrin Yushra. Në Siri ajo u martua me një xhihadist shqiptar dhe u bë edhe me një djalë. Mirëpo gruaja humbi jetën si pasojë e një shpërthimi bashkë me të shoqin dhe djalin e tyre, ndërsa Alvini mbeti i plagosur rëndë dhe u mbajt për muaj me radhë në kampin e Al Hol në Siri.

Po kush është nëna e Alvinit?

Ajo quhej Valbona Berisha, e lindur në Durrës më 1982. Prej vitit 2000, jetonte së bashku me bashkëshortin Afrim Berisha e 3 fëmijët e tyre, 2 vajza e 1 djalë (Alvini), në komunën Barzaglio, në provincën e Lecco-s.

Afrim Berisha punonte si murator, ndërsa ajo ishte shtëpiake. Gjatë kësaj kohe, ajo indoktrinohet nga islami radikal nëpërmjet internetit dhe vendos kontakte me imamë në Shkup e Prishtinë, por dhe me luftëtarë të ISIS.

Më 17 dhjetor 2014, së bashku me djalin Alvin, i cili ishte në atë kohë vetëm 6 vjeç, ajo largohet nga Italia, për të shkuar në Siri. Valbona ka udhëtuar drejt Turqisë me një fluturim nga aeroporti i Bergamos dhe Nga Turqia më pas ka mbërritur në Siri.

Në Siri, Valbona Berisha ka ndryshuar emër dhe është quajtur Yushra. Ajo u martua me një xhihadist shqiptar, me të cilin pati dhe një djalë tjetër.

Sipas dëshmive të siguruara nga jep biznesmeni kosovar Bedir Elezi, ish-luftëtar i luftës në Kosovë e sot i impenjuar për të kthyer në shtëpi të gjithë fëmijët e gratë e ish-xhihadistëve nga Ballkani, të vërtetuara dhe nga gazetari italian Luigi Pelazza, Vlabona Berisha humbi jetën, së bashku me bashkëshortin xhihadist e djalin e tyre gjatë një shpërthimi, ndërsa po udhëtonin me makinë.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.