🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 107.83 ▲7.7%
ARI 4,645 ▼3.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,490 ▼ -2.81% ETH $2,040 ▼ -4.05% XRP $1.3104 ▼ -2.87% SOL $79.0900 ▼ -4.8%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.83 ▲7.7 % ARI 4,645 ▼3.48 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.83 ▲7.7 % ARI 4,645 ▼3.48 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Lajm i rëndësishëm për emigrantët shqiptarë/ Greqia do rinovojë lejet e qëndrimit edhe për ata që pasaporta u ka skaduar brenda këtij viti

Qeveria greke ka vendosur të lejojë rinovimet e lejeve të qëndrimit edhe për emigrantët, pasaportat e të cilëve kanë skaduar brenda vitit 2020.
Lajmi bëhet publik prej Ministrisë së Brendshme greke, e cila sqaron se e ka dërguar qarkoren në të gjitha qendrat e decentralizuara të prefekturave të vendit.

Burimet pranë kësaj ministrie sqarojnë se vendimi është marrë falë kërkesës prej ministrisë së Jashtme shqiptare si dhe me ndërmjetësinë e ekspertit të emigracionit, Fatos Malaj, i cili mori përsipër dhe realizoi gjithë termat teknikë të kësaj marrëveshjeje.

Për shkak të vështirësive të krijuara prej Covid-19, qeveria greke shtyu deri në 31 dhjetor të gjitha lejet e qëndrimit që skadonin brenda 2020-ës, ndërsa me këtë vendim krijohet lehtësi edhe për mijëra emigrantë të tjerë, të cilët do të duhet ose të udhëtonin në Shqipëri, ose të nënshtroheshin në radhët të gjata në përfaqësitë tona diplomatike.

Prej këtij vendimi përfitojnë mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët rrezikonin të mbeteshin pa leje qëndrimi, pikërisht për shkak të pamundësisë për t’u pajisur me një pasaportë shqiptare, për shkak të radhëve të gjata në ambasadën shqiptare në Athinë, dhe konsullatat tona në Janinë dhe Selanik.

Madje korrupsioni i lartë dhe sorollatjet e shumta bënë që ministri i Jashtëm në detyrë,Gent Cakaj të shkarkojë gjithë stafin e shërbimit tonë diplomatik, me në krye ambasadoren Adriana Hobdari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.