☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.16 ▲4.04%
ARI 4,716 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,857 ▼ -1.67% ETH $2,072 ▼ -1.29% XRP $1.3138 ▼ -2.07% SOL $79.0300 ▼ -5.05%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kosova

LAN-VV: U pa sërish se kush është shumica në Kuvend

lan-vv-u-pa-s-euml-rish-se-kush-euml-sht-euml-shumica-n-euml-kuvend_hdSipas kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, PDK po mban peng zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, pasi nuk e ka shumicën parlamentare.

“Nuk ju dolën numrat PDK-së siç janë deklaruar”, tha ai. “Kërkojmë debat në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sepse vendimi i Kushtetueses kërkon që deputetët të gjejnë zgjidhje”.

Kreu i VV-së, Albin Kurti, lexoi një deklaratë të përbashkët

“Plot 100 ditë nuk mjaftuan PDK-së për të formuar institucionet. Koalicioni konstaton se ndërprerja e parespektuar të drejtën e LAN-VV ishte jo korrekte. Shumica parlamentare e ka zgjidhjen për të dalë nga kriza institucionale. U vërtetua se koalicioni ka mundësi për të zgjedh kryeparlamentarin”, tha Kurti.

Sipas kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, “ajo çka u pa është vazhdimi i abuzimit të PDK-së me krijimin e institucioneve”.

“Nuk do të rrimë duarkryq. Nuk bëhet fjalë për zgjedhje po për zgjidhje brenda Kuvendit”, tha ai.

Ndërkaq, Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, tha se sot u vërtetua se kush është shumica në Parlament dhe kush pakica.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.